Sekuestrohen 1 milion EURO pasuri kriminale, i përkasin biznesmenit ARBEN GROPA

Publikuar tek: aktualitet, më 15:23 02-10-2018 Sekuestrohen 1 milion EURO pasuri kriminale, i përkasin biznesmenit ARBEN GROPA Arben Gropa

Sekuestrohen 1 milion euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar  dhe pastrimit të parave, gjurmimit, gjetjes, sekuestrimit  me qëllim konfiskimi të aseteve  kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, është hapur procedimi penal i regjistruar për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit Vangjel Ziaj (Arben Gropa).

Në përfundim të veprimeve të kryera, nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u zbatua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për sekuestro preventive në lidhje me pasuritë e shtetasit:

- Vangjel Ziaj, 50 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas është dënuar nga autoritetet italiane me 32 vjet e 6 muaj burg për veprën penale "Trafiku i narkotikëve” dhe është duke vuajtur dënimin në Itali.

  • • Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën  e 1 milion euro:
  • • Kompleks shërbimesh “Pelikani” i ndodhur në lagjen "Sheq i Madh" Fier.
  • • Një apartament me sipërfaqe 70 metra katror në lagjen "Kryengritja e Fierit".
  • • Një automjet i markës "Benz".

Vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë ky shtetas dhe personat e lidhur me të.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarmi i psikiatres, persona me çrregullime mendore po bëhen të varur nga medikamentet
'Do e shohësh në zgjedhje', Basha I PËRGJIGJET Rexhep Rrajës: Ja çfarë bëje para se të ktheheshe në PËRDHUNUES »
Article Logic
Execution time: 0.0042939186096191
array(1) { ["section"]=> string(85) "sekuestrohen-1-milion-euro-pasuri-kriminale-i-perkasin-biznesmenit-arben-gropa-136376" }