Sekuestrohen 528 kg produkte mishi dhe bllokohet punishtja ku prodhohej, në rrezik jetët e konsumatorëve, arrestohet biznesmeni (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:05 14-08-2018 Sekuestrohen 528 kg produkte mishi dhe bllokohet punishtja ku prodhohej, në rrezik jetët e konsumatorëve, arrestohet biznesmeni (EMRI) Mishi i sekuestruar

Një prodhues mishi është vënë në prangat e policisë së Lezhës pasi me mishin që prodhonte rrezikonte jetët e konsumatorëve.

 

I arrestuari është Arsim Çurdina, 55 vjeç, banues  Kosovë. “Ky shtetas, në qytetin e Shëngjinit, me mjetin e tij, është kapur duke tregtuar në disa lokale një sasi prej 528 kg produkte mishi, të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme në një ambient në Tiranë jashtë   kushteve të sigurisë ushqimore, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve, produkt të cilin, ia shiste restoranteve dhe " Fast Food-ve"  në Shëngjin, si dhe pa faturë tatimore , duke fshehur të ardhurat.”, njofton policia

Sakaq janë sekuestruar 528 kg produkte mishi,  të prodhuara jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, si dhe në bashkëpunim me AKU Tiranë, u bllokua punishtja ku prodhohej.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni i ndjekur me metoda proaktive  "Rotten meat"

Tregtonte në Shëngjin, në mënyrë të kundraligjshme jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve, arrestohet  në flagrancë një shtetas

Sekuestrohen 528 kg produkte mishi,  të prodhuara jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, si dhe në bashkëpunim me AKU Tiranë, u bllokua punishtja ku prodhohej.

Nga efektivët e Seksionit për hetimin e krimit ekonomik - financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune të mirëfilltë hetimore ndjekur me metoda proaktive, u finalizua operacioni " Rotten meat".

Si rezultat i tij, u arrestua në flagrancë shtetasi Arsim Çurdina, 55 vjeç, banues  Kosovë.

Ky shtetas, në qytetin e Shëngjinit, me mjetin e tij, është kapur duke tregtuar në disa lokale një sasi prej 528 kg produkte mishi, të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme në një ambient në Tiranë jashtë   kushteve të sigurisë ushqimore, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve, produkt të cilin, ia shiste restoranteve dhe " Fast Food-ve"  në Shëngjin, si dhe pa faturë tatimore , duke fshehur të ardhurat.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, për të gjithë subjektet tregtarë dhe personat e përfshirë.

Veprat penale në ngarkim të tij " Fshehja e të ardhurave" "Prodhim dhe shitja e ushqimeve e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin" Manipulimi i tregut" dhe " Punësim i paligjshëm" parashikuar nga nenet 180/1, 288, 143/a/1 dhe 170/a të Kodit Penal.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032366991043091
array(1) { ["section"]=> string(137) "sekuestrohen-528-kg-produkte-mishi-dhe-bllokohet-punishtja-ku-prodhohej-ne-rrezik-jetet-e-konsumatoreve-arrestohet-biznesmeni-emri-131058" }