Sekuestrohen 60 509 litra alkool i pafiskalizuar, 110 subjekte rezultojnë me shkelje

Publikuar tek: ekonomi, më 19:47 08-05-2015 Sekuestrohen 60 509 litra alkool i pafiskalizuar, 110 subjekte rezultojnë me shkelje

60 509 litra alkool i pafiskalizuar janë sekuestruar pas aksionit të nisur nga Dogana Shqiptare në bashkëpunim të ngushtë me Croën Agents.

Në kuadër të fushatës “Bëni Biznes të Pastër”, kundër informalitetit me produktet e akcizës, 110 subjekte u kapën me shkelje, ndërsa kallzuar në organin e akuzës, administratorët e këtyre subjektve.

Gjashtë grupe të përbashkëta, me pjesëmarrjen e Departamentit të Akcizës, Antikontrabandës dhe Croën Agents, ushtruan kontrolle në Tiranë, Lezhë, Shkodër, Lushnje, Fier, Berat dhe Vlorë, duke filluar nga njësitë tregtare deri në impiantet që prodhonin/tregtonin produkte akcize, si birrë, pije alkoolike, verë, duhan i grirë, cigare, etj.

“Janë kryer 560 kontrolle, nga të cilat rezultuan me shkelje 110 raste. Subjekteve me shkelje iu janë sekuestruar produkte akcize, si birrë, pije alkoolike, verë, duhan i grirë dhe cigare, të pa pajisura me pullë fiskale/kode sigurie. Gjithashtu, u bllokuan dhe 4 kantina që prodhonin verë dhe pije alkoolike, të cilat operonin në mënyrë klandestine me vendndodhje në Kavajë, Krujë, Vaqarr, Tiranë dhe në Llakatund-Vlorë. Në total janë zbuluar dhe sekuestruar 60 509 litra alkool i pafiskalizuar”, bëhet e ditur në njoftimin për shtyp.

Subjektet e mësipërme u penalizuan, iu sekuestrua sasia e gjetur në mjediset e tyre si dhe u bë kallëzim në prokurori për procedim të mëtejshëm për kryerjen e veprës penale “Prodhim i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore”.

Gjithashtu u sekuestruan edhe 5 depozita me kapacitet 4,000 litra, 3 depozita me kapacitet 3,000 litra, 7 depozita me kapacitet 1,600 litra dhe 5 depozita me kapacitet 2,200 litra.

Administrata Doganore thekson se do të vijojë fushatën kundër informalitetit, kundër prodhimit/ importimit në mënyrë të paligjshme të produkteve të akcizës, me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, sigurimin e konkurrencës së ndershme dhe rritjen e të ardhurave, në mënyrë të vazhdueshme, në të gjithë vendin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023665189743042
array(1) { ["section"]=> string(89) "sekuestrohen-60-509-litra-alkool-i-pafiskalizuar-110-subjekte-rezultojne-me-shkelje-10685" }