Sekuestrohen pasuri të paluajtshme, llogari bankare e automjete, ja kujt i PËRKASIN (Aktiviteti kriminal-EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:53 07-07-2018 Sekuestrohen pasuri të paluajtshme, llogari bankare e automjete, ja kujt i PËRKASIN (Aktiviteti kriminal-EMRI) foto ilustruese

"Forca e Ligjit", sekuestrohen pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe automjete në Fier.

Në vijim të punës kundër krimit të organizuar si dhe sekuestrimit të pasurisë që rrjedh nga veprimtaria kriminale, është hapur proçedimi penal i regjistruar për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale " parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit Fatos Fasko.

Si rezultat i vijimeve të  veprimeve të kryera, nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokuroninë e Rrethit Gjyqësor Fier, u zbatua vendimi i datës 03.07.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për sekuestron e pronës së shtetasit:

-Fatos Fasko, 49 vjeç, banues në Radostin, Fier, i cili është i dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për veprat penale  “Oraganizata kriminale” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Konkretisht pasuritë e sekuestruara janë:

  • Apartament me sipërfaqe 127.68 m² në Tiranë.
  • Apartament me sipërfaqe 50 m² në Fier.
  • Trualle me sipërfaqe 380 m² dhe 50 m² në ndertim.
  • Pronë me proces legalizimi me sipërfaqe 548.3 m² në fshatin Radostin, Fier.
  • Dymëdhjetë llogari bankare në në emër të shtetasit Fatos Fasko dhe të familjarëve të tij me gjëndje 1.300.000 lekë.
  • Tre automjete.

Vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë ky shtetas.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Boçi sulmon Ministrinë e Arsimit: ZBOR për studentët që duan të sudiojnë në BE
1 ton drogë nga Shqipëria në Itali, reagon Nishani: Kjo simbiozë, pushtet-krim-varfëri-oligarkë-gënjeshtër, është kalbur »
Article Logic
Execution time: 0.019343137741089
array(1) { ["section"]=> string(113) "sekuestrohen-pasuri-te-paluajtshme-llogari-bankare-e-automjete-ja-kujt-i-perkasin-aktiviteti-kriminal-emri-127091" }