Sekuestrohet ARMO nga Albpetrol dhe Dogana Fier, bankat tërhiqen

Publikuar tek: ekonomi, më 15:17 19-07-2016 Sekuestrohet ARMO nga  Albpetrol dhe Dogana Fier, bankat tërhiqen

Muaji korrik ka qenë shumë i zënë për përmbaruesit e ARMO, të cilët kanë nxituar të bllokojnë për të disatën herë aktivet e rafinerisë së falimentuar të naftës, apo ta çlirojnë atë nga disa urdhëra sekuestro.

Shoqëria TDR group ka regjistruar në QKR kërkesën për llogarisë të kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol për vënien në sekuestro konservative të disa pronave të Shoqërisë Armo, pasi kjo e fundit nuk i është përgjigjur thirrjes për ekzekutim vullnetar të detyrimit. Më herët, Albpetrol kishte bërë të ditur se borxhi që i ka ARMO ka arritur në 50 milionë euro.

Kompania deklaroi në mars se pas vlerësimit, ARMO do të dalë në ankand dhe në rast se nuk arrin të shitet pas procedurave të përcaktuara me ligj, atëhere do t’i kalojë në pronësi Albpetrol.

Dogana e Fierit është një tjetër institucion shtetëror që ka kërkuar sekuestimin e aseteve të ARMO në fund të qershorit. Dogana ka vendosur për rekuperimin me forcë të borxhit doganor të Doganës Fier, çka ka bërë që përmbaruesja të kërkojë bllokimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të ARMO.

Dogana ka vendosur sekuestro konservative mbi një sërë pasurish të ARMO, ku vetëm sipërfaqja truall arrin në rreth 400 mijë m2 (rreth 40 ha), kryesisht truall mbi të cilin gjenden rezervuarë nafte, por edhe zyrat e administratës e objekte të tjera.

Në shkresë nuk jepen të dhëna se sa është ky borxh doganor. Nga ana tjetër, nëse ky borxh është i krijuar para dhjetorit 2010, atëhere ai ka shumë mundësi që të falet, nëse do të zbatohet plani i financave për një amnisti të re fiskale.

Bankat fillojnë tërheqjen

Në të kundër Banka Credins është tërhequr nga ekzekutimi me forcë i dy kredive bankare të pashlyer nga ARMO, përmes dy vendimeve për pezullimin e ekzekutimit të sekuestros konservatve, për një overdraft të papaguar të vitit 2015 dhe një kontratë linjë kredie të vitit 2013. Credins kishte kërkuar sekuestro vetëm pak javë më parë në fillim të muajit qershor.

Më herët Banka Raiffeisen, një tjetër nga kreditorët e ARMO ka tentuar të shesë disa pasuri të ARMO  (truall dhe ndërtesa në fshatin Drizë) por të dy ankandet dështuan dhe kanë kaluar në pronësi të Raiffeisen.

Borxhet e ARMO

Në fund të tremujorit të parë të 2016, detyrimet e kompanisë ARMO në total kanë arritur në 595 milionë dollarë sipas burimeve në Ministrinë e Energjetikës, një shumë kjo që është gati sa 5% e prodhimit të brendshëm bruto të vendit.

Të njëjtat burime bëjnë dije se, nga totali i detyrimeve afërsisht 300 milionë dollarë janë kredi bankare dhe pjesa tjetër e borxheve ndahet ndërmjet Albpetrolit, tatim-taksave, të tretëve dhe punonjësve.

Punonjësit kanë filluar protestat për mosmarrjen e pagave prej muajsh.

Në gusht të 2013-s, Heany Assets Corporation bleu aksionet e Anika Merkuria Associated Oil, e cila zotëronte 85% të aksioneve të ARMO sh.a. Në datën e blerjes, Heany Assets Corporation njohu detyrimet e shoqërisë, të cilat arrinin në 243.5 milionë dollarë. ARMO, gjatë vitit 2014, përfitoi të ardhura, si qiradhënëse e dy rafinerive, si pronare e tyre.

Mirëpo, detyrimet e kompanisë janë shtuar në mënyrë galopante dy vitet fundit duke shkuar në gati 600 milionë dollarë. ARMO është ndërkohë kreditori më i madh i keq në vend, në listën e 35 kompanive që kanë 60% të huave me probleme në vend. Kredia ndaj bankave në Shqipëri vlerësohet në rreth 50 milionë euro. MONITOR

kompania_armo.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032756805419922
array(1) { ["section"]=> string(69) "sekuestrohet-armo-nga-albpetrol-dhe-dogana-fier-bankat-terhiqen-47088" }