Sekuestrohet ngarkesa më e madhe e drogës në Australi për 2016-ën, vlera 114 milionë dollarë

Publikuar tek: bota, më 15:40 15-10-2016 Sekuestrohet ngarkesa më e madhe e drogës në Australi për 2016-ën, vlera 114 milionë dollarë

Autoritetet australiane kanë sekuestruar 1,2 ton drogave të paligjshme ekstazi me vlerë 145 milionë dollarë australianë (114 milionë dollarë amerikanë) në Sidnej, njoftuan sot zyrtarët.

“Policia Federale australiane sekuestroi drogën kristalore rekreative Methylenedioxy methamphetamine (MDMA), e njohur gjerësisht si ekstazi, fshehur brenda fletëalumineve në një strukturë magazinimi në një periferi të Sidnejit javën e kaluar”, tha një deklaratë e qeverisë.

“Kjo është ngarkesa më e madhe e drogës në Australi deri më tani në vitin 2016 dhe sekuestrimi i katërt më i madh i ekstazisë sipas të dhënave (në Australi)”, deklaroi zyra e ministrit të Drejtësisë.

“Sasia e këtij konfiskimi dhe vlera e dëmit që do të kishte shkaktuar nuk mund të nënvlerësohen”, thuhet në deklaratë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022239208221436
array(1) { ["section"]=> string(97) "sekuestrohet-ngarkesa-me-e-madhe-e-droges-ne-australi-per-2016-en-vlera-114-milione-dollare-56288" }