“Selam Alekum Baba”, Mustafa Nano “provokon” me romanin e ri fanatizmin fetar

Publikuar tek: kulture-art, më 08:54 04-10-2016 “Selam Alekum Baba”, Mustafa Nano “provokon” me romanin e ri fanatizmin fetar Mustafa Nano duke dhene interviste per \"Vitrina\" e Beti Njuma ne TCH

Gazetarja Beti Njuma në rubrikën e saj të përjavshme “Vitrina” interviston gazetarin Mustafa Nano, i cili shfaqet përpara lexuesve me romanin e tij të ri “Selam Alekum Baba”, ku në Shqipërinë që besimet fetare janë në harmoni, shfrytëzon temën tabu, atë që nuk do të provokohet, sesi njeri përqafon besimin fetar. 

Eshtë romani i parë pas një seri publicistike ku Mustafa Nano vazhdon të trajtojë temën e besimit. Zoti Nano e keni titulluar “Selam Alekun Baba” një roman i cili vjen në një kohë kur debate për besimin fetar është tema më e diskutueshme në botë. Ky roman rreket të japë idenë si bëhet një njeri besimtar, një rrekje nga një njeri që është thellësisht ateist…

Mustafa Nano: Kam përshtypjen që ka shumë ateistë që bëjnë të njëjtën gjë, të përpiqen të kuptojnë botën ku ata nuk bëjnë pjesë. Dhe është një përpjekje normale dhe legjitime. Nuk besoj se qortohemi nga ana tjetër pse fusim hundët në punët e tyre. Ky argument më ka intriguar vazhdimisht për shumë arsye. Por mbi të gjitha për shkak të faktit se debati publik në planin global është i dominuar nga argumenti i fesë, nga marrëdhënia midis feve, nga fanatizmi fetar…Pastaj nga ana tjetër është edhe bota shqiptare që e ka karakteristikë të vetën strukturën shumëfetare dhe do ta ketë gjithmonë, përjetësisht, përsa kohë që ky komb të ekzistojë. E këto janë arsyet që më shtynë të shkruaj…

Ai që ju shqetëson në fakt nuk është besimi, por ekstremizmi fetar…

Mustafa Nano: Sigurisht, besimet në përgjithësi, nuk më shqetësojnë. Ka shumë ateistë që janë me idenë që besimet apriori janë të rrezikshme. Unë nuk mendoj kështu. Për mua janë të rrezikshme besimet e fanatizuara dhe besimtarët e fanatizuar. Dhe libri kam përshtypjen që synon ndërmjet të tjerash edhe këtë gjë të parodizojë fanatizmin dhe besimin ekstrem…nuk e di…kam përshtypjen që ky ka qenë edhe qëllimi kryesor që të bëjë një parodi me ekstremizmin fetar.

Tregoheni dhe pak heretic kur thoni se nuk ekziston jeta e përtejme…kur u thoni besimtarëve se nuk ka jetë të përtejme…

Mustafa Nano: Tregohem heretik…sigurisht sipas vizionit të besimtarëve kjo është edhe herezi, mund të jetë edhe herezi. Mirëpo ky është vizioni im. Unë bëj pjesë te ata njerëz që mendojnë se vdekja është fundi i një diçkaje fantastike, siç është jeta që bëjmë ne në tokë. Eshtë fundi i diçkaje të madhe. Besimtarët mendojnë se vdekja është fillimi i diçkaje fantastike të përjetshme të pafundme…Këtu kemi të bëjmë me një përplasje vizionesh dhe unë do insistoj gjithë kohës, sa kohë që të jem gjallë në këtë jetë të nomizoj faktin që vdekja duhet parë vetëm kështu, si fundi I diçkaje të madhe. Ndaj ne duhet ti japim kuptim kësaj botës ku ne jetojmë, jetës së cilës ne kemi dhe mbi bazën e këtij kuptimi ta ndërtojmë atë jetën tonë.

Dhe në fund të këtij romani ju shkruani:…mesa duket zoti nuk kishte gisht në gjërat që ndodhnin në këtë botë në tokë a në qiell. Ai i kishte krijuar të dyja, tokën dhe qiellin dhe ishte në roje të krijimit të vet…Vetëm kaq. Pra një ftesë për lexim për “Selam Alekum Baba”

Intervistoi Beti Njuma (Top Channel)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kori Lira bëhet pjesë e Korça Kult, dhurojnë mbrëmje magjike
Dritëro Agolli i heq ‘’Th’’-në Thaçit dhe i shpjegon pse. SHKRIMTARI I MADH bën krahasimin mes shqiptarëve këtej dhe përtej Drinit (ZBARDHET BISEDA) »
Article Logic
Execution time: 0.019001007080078
array(1) { ["section"]=> string(78) "selam-alekum-baba-mustafa-nano-provokon-me-romanin-e-ri-fanatizmin-fetar-55013" }