Selami: Basha rikandidim për Tiranën, PD të afrojë Rusmalin, Mustafajin e Bamir Topin

Publikuar tek: politike, më 10:11 02-02-2015 Selami: Basha rikandidim për Tiranën, PD të afrojë Rusmalin, Mustafajin e Bamir Topin Eduard Selami

Ish-kryetari I Partisë Demokratike, Eduard Selami thotë se kryetari aktual I PD-së, Lulzim Basha duhet të rikandidojë për Tiranën.

“Javët e fundit kam pasur takime të shpeshta dhe kam marrë mendimin e sipmpatizantëve, votuesve, anëtarëve të Partisë Demokratike, kryetarëve të seksioneve dhe grupseksioneve dhe kryetarëve të degëve në Tiranë si dhe të studentëve në leksionet e hapura me ta. Shumica dërrmuese e tyre janë të mendimit që Basha duhet të rikandidojë, pasi ka shancet më të mira për një rezultat pozitiv në Tiranë, si kryeqendra politike, ekonomike dhe kulturore e Shqipërisë.”, ka thënë për gazetën “Panorama”, duke mohuar kategorikisht emrin e vet si kandidat i mundshëm.

Po kështu Selami është shprehur se duhet mbajtur një qëndrim ribashkimi brenda Partisë Demokratike të ish-deputetëve si Ilir Rusmali, Besnik Mustafaj, Selami Xhepa si dhe të Bamir Topit në koalicion me PD-në.

“Kam qenë dhe jam në favor të çdo ribashkimi dhe afrimi të kontributeve brenda Partisë Demokratike si dhe në koalicionin e djathtë. Në këtë pikë duket se ka një kthese, por ka ende shumë për të bërë. Mendoj që nga kontributi që Partia Demokratike dhe e djathta të dalë fituese në zgjedhjet e 21 qershorit, nuk duhet të përjashtohet asnjë forcë politike që investohet në fitoren e së djathtës”, është shprehur Selami.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD insiston për veto dhe bashkëkryesim në Komisonin e Drejtësisë
Djali i Arta Dades, SMS Berishës: Tradhtar i kombit tënd dhe vëllavrasës »
Article Logic
Execution time: 0.019912004470825
array(1) { ["section"]=> string(87) "selami-basha-rikandidim-per-tiranen-pd-te-afroje-rusmalin-mustafajin-e-bamir-topin-2118" }