Selami flet pas sherrit me Bashën, pse u përplas me kreun e PD, pse nuk ishte në takimin me Kerryn dhe ç’do ndodhë pas kritikave

Publikuar tek: politike, më 07:54 16-02-2016 Selami flet pas sherrit me Bashën, pse u përplas me kreun e PD, pse nuk ishte në takimin me Kerryn dhe ç’do ndodhë pas kritikave

Deputeti i djathtë Eduard Selami disa ditë më parë ka patur një përplasje me kreun e PD Lulzim Basha në mbledhjen e grupit ku ky i fundit ka braktisur mbledhjen. Selami e akuzoi Bashën se “i le betejat politike përgjysmë”. Pas këtyre kritikave, Selami nuk u pa në takimin që sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry zhvilloi me Bashën dhe deputetët demokratë.

Për debatin e zhvilluar me dyer të mbyllura, deputeti e quan çështje të brendshme të partisë dhe nuk do që të bëjë komente. Eduart Selami thotë për “Gazeta Shqiptare” se debati bëhet për të përmirësuar gjërat brenda partisë…

Intervista e plotë

Z.Selami, si e konsideroni vizitën e sekretarit të shtetit, John Kerry në Tiranë dhe mesazhet e tij drejtuar politikës shqiptare?

Pa dyshim që vizita në Tiranë e një zyrtari të lartë amerikan si ajo e Sekretarit të Shtetit, John Kerry, është e një rëndësie të veçantë, qoftë edhe për mesazhet e përcjella prej tij. Gjithçka shkoi në rregull dhe mesazhet e Kerry tashmë janë të qarta për politikën shqiptare. Deklaratat ishin publike dhe nuk besoj se kam çfarë të shtoj më tepër sesa ato që u thanë gjatë takimeve të zhvilluara ditën e diel me zyrtarin e lartë amerikan.

Për cilat arsye nuk ju pamë në takimin që kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe drejtuesit e tjerë të opozitës zhvilluan me Sekretarin e Shtetit, z.Kerry?

Kjo nuk besoj se përbën interes për publikun nëse isha apo nuk isha unë në atë takim. Është e parëndësishme, krahasuar me një vizitë aq të rëndësishme sa ajo e një zyrtari të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

A lidhet mos prania juaj në këtë takim me debatin që ju bëtë me z.Basha në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të PD-së?

Jo, kjo nuk ka të bëjë me këtë që thoni ju. Nuk dua të bëj komente të tjera, pasi nuk besoj se përbën ndonjë interes për askënd.

Përse debatuat me kreun e PD-së në mbledhjen e grupit pa praninë e medias?

Nuk dua të flas për këtë. Këto janë çështje të brendshme të partisë dhe gjykoj se nuk duhet të bëhen publike. E rëndësishme është të kuptohet që debati bëhet që gjërat të përmirësohen.

Besoni se do të përmirësohen pas kritikave tuaja?

Shpresoj. Kam besim që po. Ndaj bëhen mbledhjet e grupit parlamentar, për t’i thënë gjërat aty sa herë që nuk shkojnë ashtu siç duhet, dhe gjithçka bëhet për mirëfunksionimin e partisë. Çfarë është e brendshme në parti, është e tillë brenda saj, dhe nuk dua që të bëj komente për atë çfarë u diskutua apo do të diskutohet në mbledhjet e tjera të grupit parlamentar të PD-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takimi në Paris, deputeti i PS në gjuhën iraniane: Unë jam muxhahid dhe kam një ëndërr. Ish kryeministri: Ju admiroj!
Rama flet për herë të parë për këtë: Më kanë akuzuar edhe se jam homoseksual. Nuk është asgjë kriminale, as e turpshme por... »
Article Logic
Execution time: 0.023421049118042
array(1) { ["section"]=> string(132) "selami-flet-pas-sherrit-me-bashen-pse-u-perplas-me-kreun-e-pd-pse-nuk-ishte-ne-takimin-me-kerryn-dhe-c-do-ndodhe-pas-kritikave-32688" }