Selami përplaset me Daçiç në OSBE, i kërkon të pranojë Kosovën

Publikuar tek: politike, më 12:11 20-02-2015 Selami përplaset me Daçiç në OSBE, i kërkon të pranojë Kosovën Foto nga punimet e djeshme te Asamblese se OSBE. Lart ministri i Jashtem serb Daçiç

Deputeti Eduard Selami ka debatuar ashpër me ministrin e Jashtëm Serb, Ivica Daçiç. Selami i ka kërkuar Daçiçit pranimin e Kosovës si anëtare me të drejta të plota në OSBE. Përplasja ka ndodhur në mbledhjen organizuar në OSBE, ku Selami ka qenë pjesë e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç e quajti provokim kërkesën dhe tha se OSBE-ja nuk është vendi për ta diskutuar këtë çështje.

“Mos kërkoni nga në që të mos respektojmë parimet e OSBE-së, vetëm kur bëhet fjalë për Serbinë. Unë iu qëndroj të gjitha parimeve të OSBE-se, integritetit territorial, nuk mundem une tani të mbroj me pak integritetin territorial të Serbisë sesa të Ukrainës. Mos e kërkoni këtë nga ne, sidomos nga kryesuesi. Këtu nuk vendoset për këtë gjë. Këtu nuk është vendi që të bisedohet për këtë temë”, tha Daçiçi.

Kurse Selami këmbënguli se çështja e integrimit të Kosovës është e pandalshme.

 “Nëse ai mendon se pyetja që ngrita une, është një provokim, jam i sigurte se javën e ardhshme në Kongres do të bëhet e njejta pyetje. Askush nuk mund të ndalë integrimin e Kosoves mbi organizatat ndërkombëtare.”, tha Selami. 

Daçiçi nënvizoi se normalizimi i marrëdhënieve Beograd – Prishtinë që është e lidhur me jetën e përditshme të qytetarëve që jetojnë aty, duhet të konsiderohet më vete nga çështjet e statusit. Kur vjen puna te Kosova, pozicioni i Serbisë është që ajo është pjesë e territorit tonë dhe ka qenë vendim i njëanshëm pa konsensusin e shteteve. Ai i tregoi delegacionit shqiptar se nuk ishte aty vendi ku duhet të ngrihej ky problem.

“Do t'i kërkoja Shqipërisë që të merret me çështjet që janë të lidhura me principet e OSBE dhe të mos e shqetësojë veten me bisedimet Beograd-Prishtinë, të cilat mbahen në Bruksel, dhe jo në OSBE” nënvizoi Daçiç.

“Duhet të kthehemi brenda kuadrit ligjor. Kjo është arsyeja se pse nuk mund të pranojmë Kosovën anëtare me të drejta të plota.  Ajo mund të marrë pjesë në forumet rajonale dhe ne nuk e pengojmë në rrugën drejt BE, por sa i përket organizatave ndërkombëtare, Serbia duhet të bjerë dakord me pavarësinë, çka nuk mund të bëhet” tha Daçiç përpara 250 anëtarëve nga vendet përfaqësuese në OSBE. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zyrtarizimi i kandidatëve në PS, Leskaj: Për Vlorën Dritan Leli, në Sarandë Floriana Koka
Zyrtarja e Kulturës: ILDKP gënjen, Kumbaro e ka dorëzuar në kohë deklaratën e pasurisë »
Article Logic
Execution time: 0.018297910690308
array(1) { ["section"]=> string(66) "selami-perplaset-me-dacic-ne-osbe-i-kerkon-te-pranoje-kosoven-3935" }