Seldi e vërteton me zë dhe figurë se ishte në dasmën e Sinanit (VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:58 29-08-2015

Pas publikimit të fotos me familjen e tij në dasmën e Sinanit, sërish kanë filluar thashethemet në rrjetet sociale nëse Seldi Qalliu, ish-konkurent i Big Brother dhe mik i ngushtë e koleg me Sinan Hoxhën ka qenë me të vërtetë qenë në dasmën e Hoxhës.

Por tashmë Seldi e ka vërtetuar me zë dhe figurë se ka qenë. Ai ka publikuar një video, të momentit të celebrimit të Andrrës dhe Sinanit, duke e kthyer celularin që i regjistronte edhe nga vetja.

Përveç të dashurës ai ka qenë edhe nën shoqërinë e Amit dhe Ermalit, disa metra larg podiumit ku po celebrohej çifti, buzë pishinës. 

“U trashëgofshi Andrra dhe Sinani’’, uron Seldi.

LEXO EDHE:SELDI U MBYLL GOJEN ATYRE QE FOLEN PER QEJFMBETJE NGA DASMA E SINANIT

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020356893539429
array(1) { ["section"]=> string(74) "seldi-e-verteton-me-ze-dhe-figure-se-ishte-ne-dasmen-e-sinanit-video-19453" }