Selfie e Klinton me 500 vetë, foto që u bë virale komentohet nga vetë fotografja e kandidates

Publikuar tek: bota, më 11:51 27-09-2016 Selfie e Klinton me 500 vetë, foto që u bë virale komentohet nga vetë fotografja e kandidates Foto qe po behet virale/ Hillary Clinton ne selfie me nje grup prej qindra vetesh

Kur Hillary Clinton u përball me një turmë mbështetësish prej 500 vetësh, askush nuk i kishte kthyer fytyrën asaj. Në vend të kësaj përballjeje, shumica e tyre u kthyen në përpjekje për të bërë selfie me kandidaten presidenciale demokrate. 

Për shumicën kjo u konsiderua si “gjenerata e selfie” dhe komentuan të këqiat e këtij momenti. “njerëzit në turmë gjatë një eventi në Orlando ishin thjesht të dëshpëruar për të vendosur veten në një pozicion që të kapnin një selfie me kandidaten presidenciale” shkruan Telegraph, ndërkohë që fotografia shumë shpejt u bë virale.

Por për fotografen, Barbara Kinney, ky ishte “një nga ato momente që vijnë organikisht bashkë” ajo i tregoi revistës Time.

Kinney, që është fotografja zyrtare e fushatës së Clinton ishte duke ndjekur kandidaten në 21 shtator. “Ishin gati 500 vetë që nuk mund të hynin në eventin kryesor, ndaj ajo shkoi që ti takonte në një hapësirë tjetër” thotë një zëdhënës I fushatës së Clinton. Ky ishte momenti kur kandidatja sugjeroi që ata të merrnin një selfie në grup, duke pozuar për turmën ndërkohë që doli një selfie perfekte. “Ishte shumë e mrekullueshme të ishe aty dhe të kapje këtë moment” thotë Kinney. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069429874420166
array(1) { ["section"]=> string(98) "selfie-e-klinton-me-500-vete-foto-qe-u-be-virale-komentohet-nga-vete-fotografja-e-kandidates-54249" }