“Selfie” e Mr.Bean shkakton kaos në Twitter

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:32 13-03-2015 “Selfie” e Mr.Bean shkakton kaos në Twitter

Mr.Bean është kthyer sërish por duket se kthimi i tij është quajtur "i pakëndshëm" nga shumë përdorues në rrjetin social Twitter.

Shkak për këtë është bërë “selfie” që aktori Rowan Atkinson ka realizuar gjatë xhirimeve të serive të reja komike pranë një arkivoli.

Shumë përdorues të rrjetit social e kanë quajtur fotografinë si të pakëndshme, stresuese dhe të papërshtatshme, por ka patur edhe nga ata që nuk ju ka interesuar kjo gjë, më shumë se fakti që aktori i famshëm komik Mr.Bean, po rikthehet me disa seri të reja, madje një përdoruesi i është dukur shumë komike duke komentuar se “Mr.Bean nuk do të plaket kurrë, “selfie” pranë arkivolit ishte shumë qesharake”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065710544586182
array(1) { ["section"]=> string(46) "selfie-e-mr-bean-shkakton-kaos-ne-twitter-5830" }