Selim Belortaja, ironia e zv.ministrit me deputetët: Ku fshihen faqezinjtë?!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:09 26-03-2015 Selim Belortaja, ironia e zv.ministrit me deputetët: Ku fshihen faqezinjtë?! Postimi i Selim Belortase ne facebook

Selim Belortaja, aktualisht zv.ministër i Jashtëm i propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, njihet për humorin e tij të hollë, por edhe për ironinë therëse. Pena e tij me komentet në median e shkruar, prej kohësh i ka munguar shtypit shqiptar. 

Duket se Selimi nuk e harron zanatin e tij të vjetër, edhe pse aktualisht mban pozicionin e numrit dy të diplomacisë. Sot është shfaqur me një status të veçantë në rrjetet sociale, dhe ia dedikon atë të gjithë politikanëve që shfrytëzojnë kamerat, për të thënë se duan patjetër dekriminalizimin. Ja çfarë shkruan Selimi:

“Nuk rresht vargu i deputetëve që dënojnë pa mëshirë personat publikë me rekorde kriminale!! S’ka mbetur asnjë pa shprehur përçmimin! Shfaqen me radhë pas pirgut të kamerave e mikrofonave dhe shpartallojnë “biografitë me cene të rënda”!! Po humbet edhe…besimi publik!- tha njëri syresh këto ditë! Kush t’i ketë vallë këto rekorde…dhe ku fshihen këta faqezinj që sjellin kaq telashe?” shkruan Selim Belortaja në profilin e tij në facebook. Ironia padyshim, shkon për deputetët e kuvendit të Shqipërisë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Multifunksionaliteti i policëve, rrotat tashmë bllokohen me këmbë
Gazetarët…në pritje të Tom Doshit, në rresht makinat e transmetimeve direkte »
Article Logic
Execution time: 0.012525796890259
array(1) { ["section"]=> string(77) "selim-belortaja-ironia-e-zv-ministrit-me-deputetet-ku-fshihen-faqezinjte-7022" }