Selim Belortaja, nga porti i Durrësit, emërohet zv.ministër i Jashtëm

Publikuar tek: politike, më 20:30 22-02-2015 Selim Belortaja, nga porti i Durrësit, emërohet zv.ministër i Jashtëm Selim Belortaja nje foto kur ka qene ne detyren e zv.ministrit te Jashtem

Selim Belortaja, ish drejtori i Portit të Durrësit që 10 ditë më parë dha dorëheqjen nga detyra që mbante, është emëruar në postin e zv.ministrit të Jashtëm katër ditë më parë. Lajmin e konfirmon për neësbomb.al vetë Belortaja, i cili, në pozicionin e ri, gjendet brenda profilit të tij dhe kostumit të diplomatit.

Edhe më parë Belortaja e ka mbajtur këtë detyrë duke mbuluar në ministrinë e Jashtme, aspektin ekonomik diplomatik në marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e tjera. Çështjet që do të mbulojë janë fillimisht ato të bashkëpunimit me Kosovën, por edhe për programin e ri të Kinës në Shqipëri dhe në rajon, për një koordinim më të mirë të ndihmës.

Kohë më parë Ditmir Bushati mori në ministrinë e Jashtme edhe Odeta Barbullushin. Opozita por edhe në media u shkruajt se mes Ministrit dhe zonjës Barbullushi kishte lidhje farefisnore, por nuk pati asnjë reagim nga ana e qeverisë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Terror shtetëror me energjinë
Berisha: Tomi Misha u dhunua si Kudret Kume në Greqi, Rama mashtroi, asnjë polic nuk u pezullua »
Article Logic
Execution time: 0.015322208404541
array(1) { ["section"]=> string(72) "selim-belortaja-nga-porti-i-durresit-emerohet-zv-minister-i-jashtem-4147" }