'Sëmundja e puthjes', ja nga se shkaktohet dhe ndërlikimet shëndetësore

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:26 24-01-2017 'Sëmundja e puthjes', ja nga se shkaktohet dhe ndërlikimet shëndetësore

Mononukleoza infektive është quajtur shpesh edhe sëmundja e puthjes.

Virusi që shkakton monon transmetohet përmes pështymës, kështu që ju mund ta merrni atë përmes puthjes, por gjithashtu edhe nëse ekspozoheni ndaj kollitjes apo teshtimës së dikujt ose duke pirë në të njëjtën gotë a duke përdorur të njëjtën lugë me një të sëmurë.

Shkak i sëmundjes së puthjes është virusi Epstein-Barr. Mono zakonisht nuk është shumë e rëndë. Shumë të rritur të ekspozuar ndaj këtij virusi, kanë krijuar antitrupa. Ata fitojnë imunitet dhe nuk preken më nga mono.

Ndërlikimet që sjell mono mund të jenë më serioze se vetë sëmundja.

Problemet me mëlçinë: këto nënkuptojnë hepatitin (acarim të mëlçisë) ose verdhëzën (një zverdhje të lëkurës dhe të së bardhës së syve).

Kjo sëmundje mund të sjellë komplikime që përfshijnë sistemin nervor: meningjit, encefali dhe sindroma Guillain-Barre.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022644996643066
array(1) { ["section"]=> string(74) "semundja-e-puthjes-ja-nga-se-shkaktohet-dhe-nderlikimet-shendetesore-66501" }