Senatori refuzon donacionin e Shqiptarit që ngriti çmimin e ilaçit të HIV, Martin Shkreli: Më vjen ta përplas në mur

Publikuar tek: politike, më 08:49 20-10-2015 Senatori refuzon donacionin e Shqiptarit që ngriti çmimin e ilaçit të HIV, Martin Shkreli: Më vjen ta përplas në mur CEO shqiptaro-amerikan Martin Shkreli dhe Senatori i SHBA Bernie Sanders

CEO shqiptaro-amerikan i kompanisë farmaceutike, Martin Shkreli, është shumë i nxehur me senatorin Bernie Sanders, raporton CNN.

Martin Shkreli, u kthye në personin më të urryer në SHBA, kur vendosi që të ngrejë me 5000 përqind ilaçin Daraprim, që e rriti nga 13.50 dollarë në 750 dollarë.

Daraprim është një ilaç që duhet të përdoret nga disa pacientë me HIV për të trajtuar një kërcënim nga parainfeksionet.

Çështja e këtij medikamenti është kthyer një pikë diskutimi për zgjedhjet presidenciale të 2016 në SHBA. Demokratët Sanders dhe Hillary Clinton kanë kritikuar këtë përpjekje të Shkrelit. Sanders ka propozuar sipas CNN, edhe rregullimin e çmimit të ilaçit, duke thënë se një gjë e tillë do të ishte shkatërruese për SHBA.

Por ndërkaq, senatori Sanders ka refuzuar donacionin prej 2700 dollarësh që Shkreli ia ka dhënë për fushatë, duke thënë se ai duhet tia jepte një donacion me të njëjtën shumë një klinike shëndetësore. Por Shkreli duket shumë i mërzitur me deklaratat e senatorit, aq sa ka shkruar në tëitter se do të donte ta “përplaste në mur”.

martin shkreli

Të dielën Shkreli i tha CNNMoney se ai bëri donacionin për Sander “me shpresën për ta takuar dhe për të diskutuar” politikat farmaceutike.

“Më duket e çuditshme që ai nuk do të më angazhojë sepse ai e ka përdorur më parë emrin tim” thotë Shkreli. “Ai më nxorri jashtë, por me dhjetëra kompani farmaceutike kanë bërë të njëjtën gjë që kam bërë dhe unë”.

Shkreli thotë ndër të tjera se nuk ka folur drejtpërsëdrejti me ndonjë kandidat për president dhe akoma nuk ka vendosur se kë do të mbështesë për presidencën. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksionet e qeverisë, dështim? Të ardhurat nuk janë rritur, më pak para se plani në buxhet
Edhe në dasmë me muzikë popullore Xhesika Ndoja bën diferencën, gjen një mënyrë tjetër të të kërcyerit (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.027328968048096
array(1) { ["section"]=> string(120) "senatori-refuzon-donacionin-e-shqiptarit-qe-ngriti-cmimin-e-ilacit-te-hiv-martin-shkreli-me-vjen-ta-perplas-ne-mur-23527" }