Senida Mesi “selfie” nga Shkodra e përmbytur: Duke takuar banorët e zones

Publikuar tek: barometri, më 08:18 26-03-2018 Senida Mesi “selfie” nga Shkodra e përmbytur: Duke takuar banorët e zones

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi ka vizituar sot zonat e përmbytura në Shkodër, ku thotë se ka takuar banorët me të cilët ka diskutuar për nevojat bazë që kanë.

Nuk ka munguar as një “selfie” nga varka që lundron në zonat e përmbytura të Shkodrës që duket sikur janë kthyer në “atraksion turistik” për politikanët.

“Sot drejt fshatit Obot, një nga zonat më të prekura të përmbytjeve duke takuar vetë banorët e zonës. Nevojat e tyre: Ujë i pijshëm dhe ushqim për kafshët. Forcat e FNSH dhe të Armatosura, Emergjencat e Shtetit 24h në detyrë për lehtësim transporti dhe shpërndarje ushqimesh”, shkruan Mesi.

“Bashkë me @xhacka_olta , deputetin Harusha Shkodër, prefekturën, Forcat e Armatosura dhe të Policisë takime me banorët e NJA Dajç. Manaxhim, koordinim dhe më shumë transparencë nga Bashkia Shkodër për shpërndarjen e ndihmave të Rezervave të Shtetit”, shkruan më tej zv.kryeministrja Mesi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03379487991333
array(1) { ["section"]=> string(77) "senida-mesi-selfie-nga-shkodra-e-permbytur-duke-takuar-banoret-e-zones-114543" }