Serbët i kushtojnë artikull bregdetit shqiptar, mësoni çfarë përshtypjesh kanë krijuar

Publikuar tek: ekonomi, më 07:11 21-08-2017 Serbët i kushtojnë artikull bregdetit shqiptar, mësoni çfarë përshtypjesh kanë krijuar

Portali serb “Telegraf.rs” i ka kushtuar një artikull të gjatë bregdetit shqiptar.

Në këtë artikull ku edhe flet për bukuritë që ka bregdeti i Shqipërisë, flitet dhe rreth çmimeve dhe ato që duhet ditur nëse serbët kanë vendosur që pushimet t’i kalojnë në këtë vend.

 “Nëse ju keni  vendosur të shkoni në Shqipëri për pushime, atëherë sigurisht që kur t’ju tregoni të tjerëve në fillim do të jeni të paragjykuar nga të tjerët. Por, paragjykimet kundër Shqipërisë do të zhduken shumë shpejt kur ju t’ua tregoni atyre fotografitë nga bregdeti shqiptar dhe çfarë ata ofrojnë.

Shqiponjat nga viti në vit po zhvillohen me shpejtësi dhe turistët serb çdo vit e më shumë po e vizitojnë këtë vend”, thuhet në këtë artikull.

Ata gjithashtu tregojnë pse ky vend është një destiancion tërheqës për serbët, duke thënë se është shumë më afër se  vendet e tjera të Evropës, i cili ofron shumëllojshmëri të pushimeve cilësore, shkruan indeksionline.

Sipas tyre, një pushim në Shqipërinë e Jugut dy persona mund ta kalojnë me 350 euro, duke përfshirë transportin, akomodimin dhe ushqimin.

Ata gjithashtu lavdërojnë edhe plazhet e Veriut, duke thënë se në këto vende mund të kalojnë pushimet edhe për më pak para.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.051079034805298
array(1) { ["section"]=> string(91) "serbet-i-kushtojne-artikull-bregdetit-shqiptar-mesoni-cfare-pershtypjesh-kane-krijuar-89682" }