Serbët i mrekullohen Tiranës, me superlative në Instagram. Vuçiç intervistë nga sheshi “Skënderbej”

Publikuar tek: politike, më 21:52 27-05-2015 Serbët i mrekullohen Tiranës, me superlative në Instagram. Vuçiç intervistë nga sheshi “Skënderbej” Kryeministri Vuçiç duke dhene interviste nga sheshi Skenderbej

Tirana ka dhuruar një realitet tjetër, krejt ndryshe nga Beogradi. Këtij realiteti duket se i është kënaqëur si kryeministri serb Vuçiç, ashtu edhe stafi i njerëzve që e shoqëron, por edhe gazetarëve që kanë ardhur nga Serbia. 

Kanë dalë në Tiranën pa makina, për shkak të masave të sigurisë, por nuk kanë pasur frikë që të zhvillojnë interevista direkt nga sheshi Skënderbej.

Sikurse e shohim në këtë foto, ku gazetarja serbe, është e ekzaltuar dhe e poston edhe në instagram. Kryeministri Vuçiç është pas saj, në pritje për të dalë në Intervistë. Gjenden në sheshin kryesor të Tiranës. Aty përballë Skënderbeut, duke parë qendrën, e duke shijuar qetësinë. Postimet e tyre në rrjetet sociale, për mikpritjen dhe atë klimë miqësie që po gjejnë në Shqipëri, nuk kanë mundur ta fshehin.

sekurity

Njerëzit rrijnë e i shohin me habi. Rojet e sigurisë padyshim që janë aty. Por edhe kryeministri serb vështron. E ndërkohë në syrin e gazetares serbe, nuk ka munguar as makina e blinduar e policëve mbuluar me kapuc që i vëzhgojnë në çdo moment.

Të mos flasim për delegacionin shqiptar në vizitën që bëri para 6 muajsh në Beograd, në një realitet krejt tjetër. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklaratat e Ramës, reagon MPJ greke: Udhëheqja politike shqiptare po rrëshket
Shtrëngojnë duart dhe ulen bashkë në panelin e Tiranës Vuçiç dhe Mustafa, Rama: Mos lodhemi nga pritja për në BE, Vuçiç: Në Serbi i ka rënë popullariteti »
Article Logic
Execution time: 0.022886037826538
array(1) { ["section"]=> string(101) "serbet-i-mrekullohen-tiranes-me-superlative-ne-instagram-vucic-interviste-nga-sheshi-skenderbej-12112" }