Serbi Ivan Gbozdenoviç: Ju nuk i njihni shqiptarët, unë nuk i braktis, do qëndroj me Kukësin

Publikuar tek: sport, më 09:42 14-04-2015 Serbi Ivan Gbozdenoviç: Ju nuk i njihni shqiptarët, unë nuk i braktis, do qëndroj me Kukësin Ivan Gbozdenoviç me bashkeshorten Natasha dhe djalin Stefan

Ivan Gbozdenoviç, serbi që aktualisht është ndihmëstrajner te Kukësi, është intervistuar nga gazeta Kurir e Serbisë, ku ka treguar për realitetin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve, duke kërkuar të ndryshojë mendimin e gazetarit serb, se shqiptarët nuk janë ashtu sikurse në Serbi shkruajnë. 

“Në Tiranë bëhen Pashkë. Ka specialitete serbe në menu, njohin muzikën serbe, të gjithë duken të lumtur” sqaron ai për Kurir. Ish kapiteni i Red Star për pesë vite, sot jeton në Shqipëri, dhe thotë se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë shqetësim. Ish futbollisti i Kombëtares serbe, e përfundoi karrierën e tij në Kukës, Tiranë, dhe menjëherë u bë asistent trajner në klub.

“Kam shumë miq në Shqipëri. Nuk i kam parë përsa i përket përkatësisë etnike, ngjyrën e lëkurës. Për mua ata kanë respect, dhe unë i respektoj. Dhe kjo është normale. Sepse unë jetoj dhe punoj në vendin e tyre” thotë për Kurir Gvozdenoviç. “Më besoni, në pesë vjet që qendroj në Shqipëri askush nuk më ka ngacmuar pse jam serb. Unë gëzoj në Tiranë dhe mund të them se shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk është aq e keqe sa e mendoni ju. Shumë njerëz vlerësojnë futbollin serb, dhe kur kam ardhur në Tiranë, nuk kisha dijeni se ata e njihnin dhe e donin Red Star” vazhdon asistent trajneri serb i Kukësit.

Më pas flet për Kukësin dhe ekipin që stërvitet. “Në Shqipëri kam fituar tre tituj të ligës dhe dy herë Kupën. Ndihem i respektuar. Nuk kam asnjë arsye për ti braktisur. Unë jam aktualisht asistent trajner dhe ambiciet janë që Kukësi të dalë në vend të parë. Ne kemi mundësi të fitojmë një kurorë të dyfishtë. Unë shpresoj se do të ketë sukses” thotë ai për Kurir.

Më pas flet për familjen, gruan Natasha dhe djalin Stefan që jetojnë në Beograd. “Stefani ndjek klasën e pestë. Lavdi zotit, kohët e fundit është hapur një linjë e drejtpërdrejtë Tiranë-Beograd kështu që shihemi shpesh.

Gazetari e pyet si festohen Pashkët në Tiranë. “Shumë shqiptarë festojnë Pashkët. Blejnë një qingj, skuqin vezë dhe gëzojnë. Ka shumë të krishterë ortodoksë këtu. Në Tiranë ka një kishë ortodokse të madhe, kështu që unë i respektoj traditat” thotë Ivan Gbozdenoviç.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prishet autobuzi, shkak rruga e prishur, futbollistët e Flamurtarit në këmbë për stërvitje
Zv.presidenti i Federatës Serbe: Serbia mund të pezullohet 3-5 vjet nga UEFA »
Article Logic
Execution time: 0.020340204238892
array(1) { ["section"]=> string(94) "serbi-ivan-gbozdenovic-ju-nuk-i-njihni-shqiptaret-une-nuk-i-braktis-do-qendroj-me-kukesin-8650" }