Serbi-Shqipëri, vendimi për 3-pikëshin jepet në 13 qershor

Publikuar tek: sport, më 08:21 18-04-2015 Serbi-Shqipëri, vendimi për 3-pikëshin jepet në 13 qershor Dhuna në ndeshjen Serbi-Shqipëri në Beograd

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës do japë vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri në 13 qershor. Federata Shqiptare e Futbollit kërkon 3-pikëshin. Gjykata bëri me dije se ka dëgjuar të dy palët, federatën shqiptare dhe atë serbe, por i duhet një kohë reflektimi për të marrë një vendim. Ajo siguroi se do ta japë këtë vendim para ndeshjes së radhës Shqipëri-Serbi.

“Gjykata e Arbitrazhit për Sportet (CAS) ka dëgjuar ankesat e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës Serbe të Futbollit kundër vendimeve të nxjerrë nga Organi i Apelit të UEFA-s, në të cilën të dy federatat u disiplinuan për incidentet e ndodhura gjatë ndeshjes kualifikuese UEFA Euro 2016 mbajtur midis ekipeve të tyre kombëtare në Beograd më 14 tetor 2014.

Ankesat e Federatës Serbe u dëgjuan të enjten, 16 prill 2015, dhe dje u dëgjua apelimi i Federatës Shqiptare në selinë e CAS-it në Lozanë, Zvicër. Palët, këshilluesit e tyre ligjorë, ekspertët dhe dëshmitarët u dëgjuan nga paneli i arbitrave të CAS në krye të procedurave.

Arbitrat e  CAS-it tani janë në proces reflektimi dhe më vonë do të fillojnë hartimin e vendimeve përkatëse përfundimtare që pritet të lëshohen para ndeshjes së ardhshme kualifikuese për EURO 2016 (grup I) më 13 qershor 2015. CAS nuk do të komentojë më tej për këtë gjë.”, thuhet në njoftimin për shtyp të gjykatës.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana dhe tranjeri i Gianni De Biasi kanë dhënë dje dëshminë e tyre përpara trupit gjykues të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës. I pari që ka dëshmuar ka qenë Cana, i cili edhe njëherë tjetër i ka qendruar deklaratave të tij të mëparshme për atë se çfarë ka ndodhur në stadiumin e Beogradit më 14 tetor të 2014. Gazetari Dritan Shakohoxha ka konfirmuar për SuperSport se klima në Lozanë duket favorizuese për shqiptarët.

“Lorik Cana iu përmbajt deponimeve të fillimit duke rezultuar bindës për panelin. Cana deklaroi se ishte e pamundur që të luhej ajo ndeshje dhe aty gjithçka që mund të mendonin futbollistët shqiptare ishte për jetën e tyre pasi ishin seriozisht të kërcënuar. Cana ka shpjeguar se i ka gjetur shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjes të dëmtuar fizikisht por edhe moralisht dhe në atë gjendje ka qenë e pamundur që të mendohej për futbollin. Cana veç të tjerash ka deklaruar se ka qenë e vështirë për futbollistët shqiptarë që të futeshin në dhomat e zhveshjes pasi në tunel janë goditur nga forcat e sigurisë së stadiumit, ndërkohë që ai vetë ka qenë i kafshuar në dorë nga tifozi që hyri në fushë”, ka thënë Shakohoxha.

Më i ashpër në dëshminë e tij ka qenë tranjeri i Kombëtares, De Biasi, i cili e ka krahasuar stadiumin e Beogradit me një kafaz kafshësh. Italiani e ka nisur dëshminë e tij me një batutë duke u shprehur se “kur lëshojnë luanin nga kafazi ne duhet të ikim me varp për të shpëtuar”.

“Nëse në një kopësht zoologjik lëshojnë nga kafazi luanin duhet të ikim me vrap të shpëtojmë, ashtu na ndodhi edhe neve. Nuk ktheheshim dot në fushë se kishin hapur dyert e kafazëve. Na goditën kjo jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht, që për mua është goditja më e rëndë. Unë kisha vetëm një objektiv, të ktheja djemtë e mi në shtëpi shëndoshë e mirë. Mua dhe askujt nga ne nuk na kërkoi askush të kthehemi në lojë. Nëse duhej të ktheheshim në fushë për të rrezikuar jetën ndoshta do e bënim, por nëse do të na e kërkonin dicka të tillë. Pyetjes së avokatit serb: ‘Po nëse do të vija unë dhe do t’iu thoja që Luani është futur sërish në kafaz dhe do të vinit?’, De Biasi iu përgjigj: ‘Atëherë do të të thoja futu ti i pari’”, konfirmon Shakohoxha dëshminë e De Biasit.

Ndërkohë, presidenti i FSHF-së Armando Duka ka konfirmuar për Zërin e Amerikës se vendimi i CAS pritet të marrë kohë. Duka ka theksuar sërish se Shqipëria nuk ka refuzuar të luajë dhe të kthehet në fushën e lojës, pasi diçka e tillë nuk i është kërkuar nga gjyqtari i ndeshjes.

Lexo edhe:

Dëshmia në CAS/ Cana dhe De Biasi: Serbët hapën dyert e “kafazëve”. Avokati: Përjashtoni Serbinë

Shakohoxha dhe Cana në gjykatën e Lozanës, bëjnë “selfie”, ndërkohë që presin 3-pikëshin

Cana: Ngjarjet e Podgoricës nuk krahasohen me ato të Beogradit

Presidenti i Federatës serbe të futbollit: Platini na do, por nuk mund të ndërhyjë në Arbitrazh

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dëshmia në CAS/ Cana dhe De Biasi: Serbët hapën dyert e “kafazëve”. Avokati: Përjashtoni Serbinë
Lorik Cana, nga Gjykata e Arbitrazhit drejt e në sfidën me Juventus »
Article Logic
Execution time: 0.025711059570312
array(1) { ["section"]=> string(62) "serbi-shqiperi-vendimi-per-3-pikeshin-jepet-ne-13-qershor-9077" }