Serbi-Shqipëri, vendimi përfundimtar në 16 Prill

Publikuar tek: sport, më 13:50 19-02-2015 Serbi-Shqipëri, vendimi përfundimtar në 16 Prill

16 prilli 2015, kjo do të jetë data në të cilën Shqipëria do të marrë përgjigjen përfundimtare dhe më të rëndësishmen për ndeshjen e 14 tetorit të vitit të kaluar në Beograd.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të vendosë në mesin e prillit nëse do të ndryshojë apo jo renditja e Grupit I, dhe kuqezinjtë do të marrin ose jo atë që kishin pretenduar që atë mbrëmje në Beograd tre pikët.

Pavarësisht përpjekjeve të juristëve shqiptarë për të afruar datën e vendimit nga ana e KAS, ky i fundit vendosi të mblidhet më 16 prill. Më 8 janar, KAS njoftoi se Shqipëria dhe Serbia kishin paraqitur zyrtarisht ankimimin e tyre për vendimit e Komisionit të Disiplinës dhe atij të Apelit të UAFA-s, duke kërkuar anulimin e vendimit të qeverisë së futbollit europian.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022078037261963
array(1) { ["section"]=> string(52) "serbi-shqiperi-vendimi-perfundimtar-ne-16-prill-3830" }