Serbia në Eurovizion me ngjyrat Kuq e Zi, ja çfarë thotë këngëtarja

Publikuar tek: bota, më 14:11 09-05-2016

Këngëtarja përfaqësuese e Serbisë në Eurovizion  dhe shoqëruesit e saj kanë veshur kostume të zeza dhe sfondi në pjesën më të madhe të kohës është i kuq.

Gazetari i ESCBubble ka marë shkas nga ngjyrat e performancës të cilat përkojnë me ngjyrat e flamurit Shqiptar dhe ka pyetur përfaqësuesen e Serbisë:

Ngjyrat e kostumit janë si shkak i afrimit të Serbisë me Shqipërinë?

Këngëtarja i është përgjigjur duke i thënë se kjo është një përgjigje të cilën mund ta japë drejtori i koreografisë, Marko Novakovç.

Drejtori i koreografisë ka deklaruar se e kuqja nuk përfaqëson Shqipërinë, por simbolizon dashurinë dhe pasionin. Ai ka shtuar se kënga trajton fenomenin e dhunës ndaj grave dhe luftën që duhet të bëjnë ato të bashkuara për ta mundur atë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14769506454468
array(1) { ["section"]=> string(72) "serbia-ne-eurovizion-me-ngjyrat-kuq-e-zi-ja-cfare-thote-kengetarja-39927" }