Serbia “notë proteste” Shqipërisë: Deklarata e Ramës e papranueshme. Përgjigjet Bushati

Publikuar tek: politike, më 15:34 10-04-2015 Serbia “notë proteste” Shqipërisë: Deklarata e Ramës e papranueshme. Përgjigjet Bushati Ministri i Jashtem serb Dacic

Ministri i Jashtëm serb deklaroi sot se ka nisur një notë proteste ndaj qeverisë shqiptare duke vlerësuar se deklaratat e Ramës janë “të papranueshme për Serbinë”. 

Daçiç i përshkroi ato “si një tjetër deklaratë në serinë e deklaratave provokative të bëra nga zyrtarët e lartë shqiptarë që janë të dëmshme për marrëdhëniet bilateral dhe rrezikojnë marrëdhëniet dhe stabilitetin në rajon”.

Bëhet fjalë “për një thirrje të rrezikshme për ndryshimin e kufijve të njohur ndërkombëtarisht edhe mes shteteve të rajonit” tha Daçiç.

Deklarata e Ramës vazhdoi Daçiç është e kundërta e zgjedhjes së Shqipërisë dhe Serbisë për të zhvilluar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit, mirëkuptimit të ndërsjelltë dhe të ndajnë të ardhmen e përbashkët në BE.

Serbia pret që partnerët dhe komuniteti ndërkombëtarë të mbështesin dënimin e deklaratës së bërë nga kryeministri i Shqipërisë, që shkakton dëm për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ministria gjithashtu i ka dërguar një letër Këshillit të Sigurimit të OKB, duke i kërkuar që të qarkullojë si një document i kësaj organizate dhe ka instruktuar misionet dhe ambasadat jashtë për këtë çështje.

Herët këtë vit, Serbia i dërgoi një demarsh Shqipërisë pas fotografisë së Shqipërisë së Madhe dhe projektit ekspansionist të ekspozuar në faqen e kryeministrisë.

Pas kësaj note proteste, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Jashtme shqiptare nëpërmjet Tëitter duke cituar ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati:

“Aspirata e shqiptarëve është për një anëtarësim në BE & NATO dhe e shohim BE-në si një bashkim të popujve dhe të kombeve", shkruan Bushati, i cili ndodhet në Pragë në një vizitë në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare, duke folur ditën e sotme me ekspertë të ministrisë së Jashtme çeke. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbërrin në Prokurorinë e Përgjithshme padia e Tahirit për Bashën
Gjergj Bojaxhiu: Ndotja në Tiranë dhe mungesa e parkingjeve, probleme madhore »
Article Logic
Execution time: 0.19971609115601
array(1) { ["section"]=> string(88) "serbia-note-proteste-shqiperise-deklarata-e-rames-e-papranueshme-pergjigjet-bushati-8380" }