Serbja bën mrekullinë, rikuperon në kohë Hamdi Salihin

Publikuar tek: sport, më 17:05 14-09-2015

Një lajm i mirë vjen për skuadrën e Skënderbeut në prag të ndeshjes së parë në Europa League, kundër turqve të Beshiktashit.  Sulmuesi shkodran, Hamdi Salihi, i cili u dëmtua gjatë ndeshjes kundër Tërbunit në kampionat, është rikuperuar dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së enjtes që do të luhet në Elbasan Arena.

Ka qenë vetë klubi korçar që konfirmon diçka të tillë, duke falenderuar edhe fizioterapisten serbe, Marjana Kovacevic, pasi falë punës së saj shkodrani është në gjendje optimal vetëm pas tre seancash terapie.

“Rikuperim në kohë rekord për Hamdi Salihin i cili sot është bashkuar me ekipin dhe po zhvillon seancen stërvitore të plotë. Një rikthim i rëndësishëm përpara ndeshjes ndaj Beshiktash falë edhe ndihmës së fizioterapistes serbe Marjana Kovacevic, e cila e ka kthyer shkodranin në gjendje optimale vetëm pas 3 seancash”, thuhet në njoftimin e klubit të Skënderbeut.

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Beshikatash do të zhvillohet më 17 shtator në orën 21:05 në Elbasan Arena.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Korçarët luajnë ndeshjen e parë në Europa League, mbushet Elbasan Arena, autobuzë falas për tifozët
Tifozët izraelitë me baner kundër refugjatëve »
Article Logic
Execution time: 0.018509864807129
array(1) { ["section"]=> string(59) "serbja-ben-mrekulline-rikuperon-ne-kohe-hamdi-salihin-20753" }