Serie A në këmbët e Shaqirit, po nisin ta quajnë “Shaq Attack”

Publikuar tek: sport, më 15:19 22-01-2015 Serie A në këmbët e Shaqirit, po nisin ta quajnë “Shaq Attack”

Me driblimet e tij, golin dhe veprimet e tjera të bukura në fushë, tifozët e Interit kanë gjetur një idhull të ri tek Xherdan Shaqiri.

Talenti kosovar që luan me kombëtaren e Zvicrës është përshtatur shumë shpejt em zikaltërit dhe ndeshja në Kupën e Italisë ndaj Sampdorias e vërtetoi, aty ku Shaqiri shënoi nëj gol të bukur.

Roberto Mancini nuk mund të kishte imagjinuar debutim më të mirë si titular për kosovarin, ndërsa tifozët kanë nisur ta quajnë “Shaq attack”, duke e krahasuar dhe duke bërë analogji, me sulmine një peshkaqeni dhe emrin e “xhuxhit” të kombëtares helvetike. Shaqiri nuk mahnit me kualitetin e tij, por impakti i menjëhershëm e ka kthyer në idhull për mbështetësit.

Në forume të ndryshme postohen montazhe dhe ironi sesi Juventus dështoi për ta blerë, dhe Xherdani zgjodhi Milanon. Shaqiri u kuptua mjaft mirë me Podolskin jo vetëm sepse flasin të njëjtën gjuhë, por kanë sinkronizimin e duhur edhe me topin.

Duhet të pritet ndeshja e radhës e Xherdanit me Interin, por ndërkohë ai ka fituar që tani një çmim, pseudonimin “Shaq Attack”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkëlqen Shaqiri, titullar dhe gol
Eh ç’bën dashuria! Schweinsteiger me flamurin serb në këpucë »
Article Logic
Execution time: 0.026345014572144
array(1) { ["section"]=> string(65) "serie-a-ne-kembet-e-shaqirit-po-nisin-t-a-quajne-shaq-attack-1194" }