Sërish dyshime për koncesionin e “Rrugës së Kombit”, Ministria e Transportit kërkon rishikim vendimi për fituesin

Publikuar tek: ekonomi, më 20:36 08-09-2016 Sërish dyshime për koncesionin e “Rrugës së Kombit”, Ministria e Transportit kërkon rishikim vendimi për fituesin

Pas skualifikimit të kompanisë turke “Vendeka Bilgi” dhe dhënies me koncesion për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit  konsorciumit  të përbërë nga dy kompantë shqiptare “Kastrati” dhe “Salillari, Ministria e Transportit i ka kërkuar Komisionit të Prokurimit Publik të rishikoj vendimin.

Burime zyrtate nga ministria e Transportit thanë për ATSH-në se i janë drejtuar zyrtarisht KPP të rishikojnë vendimin.

Në kërkesë MTI-ja argumenton se grupi shqiptar nuk ka respektuar afatet e ankimimit dhe se në vendim nuk është marrë parasysh opinioni i vetë Ministrisë së Transporteve dhe konsulentit ndërkombëtar, IFC-së që ka ndihmuar në këtë procedurë.

Tenderi për mirëmbajtjen e rrugës Durrës-Kukës u zhvillua dy muaj më parë nga Ministria e Transporteve.

Konsorciumi shqiptar i përbërë nga kompanitë “Kastrati” dhe “Salillari” ka paraqitur ofertën që përmban kërkesë për subvencion në shumën 4.995.000 Euro, investim fillestar të propozuar në shumën 43.409.518 Euro dhe investim në vazhdimësi në mirëmbajtje dhe operim të rrugës në shumën 217.562.056 Euro.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029635906219482
array(1) { ["section"]=> string(116) "serish-dyshime-per-koncesionin-e-rruges-se-kombit-ministria-e-transportit-kerkon-rishikim-vendimi-per-fituesin-52344" }