Sërish tensione, kompania ajrore ndërpret fluturimet drejt 4 vendeve

Publikuar tek: ekonomi, më 10:52 06-06-2017 Sërish tensione, kompania ajrore ndërpret fluturimet drejt 4 vendeve

Kompania ajrore “Qatar Airways” njoftoi sot se ka ndërprerë të gjitha fluturimet drejt Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Egjiptit pas ndërprerjes nga këto katër vende të marrëdhënieve diplomatike me Dohan, akuzuar për terrorizëm.

Në një komunikatë të publikuar në faqen e internetit, kompania theksoi se ndërprerja e fluturimeve drejt katër vendeve do të jetë në fuqi deri në një urdhër të ri.

Fillimisht ajo kishte njoftuar ndërprerjen e fluturimeve deri në orën 23:59 GMT.

Ajo theksoi për klientët e prekur nga ndërprerja e fluturimeve që ata mund të rimbursojnë biletat e tyre ose të rezervojnë vende drejt destinacioneve të tjera.

Kompanitë ajrore të Arabisë Saudite, Emirateve, Bahreinit dhe Egjiptit kanë ndërprerë gjithashtu fluturimet me destinacion ose kthim nga Katari.

Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike u shoqërua me masa ekonomike si mbyllja e të gjithë kufijve tokësorë dhe detarë mes këtyre vendeve dhe Katarit si dhe ndalimin e fluturimeve për shoqëritë ajrore të Katarit. Shkak është kriza diplomatike që ka goditur Lindjen e Mesme që prej disa vitesh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.065230131149292
array(1) { ["section"]=> string(73) "serish-tensione-kompania-ajrore-nderpret-fluturimet-drejt-4-vendeve-81401" }