Serveri i tatimeve, krijohet komisioni parlamentar për të hetuar nxjerrjen e të dhënave

Publikuar tek: politike, më 11:51 30-01-2015 Serveri i tatimeve, krijohet komisioni parlamentar për të hetuar nxjerrjen e të dhënave Pamjet e hyrjes së deputetit Spartak Braho tek Tatimet

Krijohet komisioni hetimor për serverin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ku kryetar është Arben Ristani dhe nënkryetar do të jetë Blendi Klosi. Sot vetëm sa është formalizuar krijimi i tij, ndërkohë që mbledhja e parë e tij do të jetë ditën e martë, në orën 12.00

Çështja e serverit të Tatimeve, është kthyer në një çështje penale pasi gjithçka ka mbërritur në Prokurori. Prokuroria e Tiranës ka thirrur për të dhënë shpjegim drejtorin e IT në Drejtorinë e Tatimeve, Renald Riska. Prokuroria po heton për zhdukjen e të dhënave nga serveri i Tatimeve. Kohë më parë, sipas komunikimeve të drejtoreshës së Tatimeve Briseida Shehaj, u mësua se Riska ishte kapur në flagrancë teksa fshinte nga serveri të dhënat e katër viteve të fundit për deklarimet dhe detyrimet e bizneseve në gjithë vendin.

Më pas, gjykata e quajti të paligjshëm arrestimin e tij nga policia dhe i caktoi atij masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Por ish-­drejtori i IT­-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Renald Rista, kallëzoi penalisht në Prokurorinë e Tiranës drejtoreshën Shehaj. Në të njëjtin kallëzim ai “radhit” edhe emrat e grupit të auditit të Ministrisë së Financave që kontrolluan serverin e Tatimeve përgjatë datave 15, 16 dhe 17 nëntor 2013. Në kallëzimin e tij Rista pretendon se të kallëzuarit kanë konsumuar veprat penale të “shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “keqpërdorim të pajisjeve”, “falsifikim kompjuterik” dhe “kryerje të veprimeve arbitrare”.  “Kam kallëzuar veprimet e grupit të auditit. Ne kemi kundërshtuar kontrollin për shkak se nuk na u paraqit asnjë dokument, por ata kanë hyrë në sistem, kanë kopjuar të dhënat dhe i kanë nxjerrë jashtë”, u shpreh asokohe Rista.

Kohë më parë u publikua në media një video, ku dukeshin që në zyrat e Tatimeve kishin hyrë dy herë dhe kishin qëndruar për 12 orë në zyrën e serverave, deputeti Spartak Braho, Ermal Beqiri prezantuar si këshilltar i Kryeministrit Rama dhe grupi i auditit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet vendore/ Artan Lame hap garën: Më hanë duart për Tiranën
Nishani me Drejtorin për Zgjerimin, angazhim për 5 prioritetet »
Article Logic
Execution time: 0.0262610912323
array(1) { ["section"]=> string(91) "serveri-i-tatimeve-krijohet-komisioni-parlamentar-per-te-hetuar-nxjerrjen-e-te-dhenave-1913" }