Servet Pëllumbi: LSI s’i shkon roli i viktimës në raport me PS, as ndarjet ‘’të malit e të moçalit’’

Publikuar tek: politike, më 08:21 05-10-2015 Servet Pëllumbi: LSI s’i shkon roli i viktimës në raport me PS, as ndarjet ‘’të malit e të moçalit’’ Servet Pëllumbi

Servet Pëllumbi komenton koalicionin PS-LSI si dhe krisjet e thelluara sipas tij pas zgjedhjeve vendore, intensifikuar pas ‘’çështjes politike CEZ’’.

Sipas Pëllumbit “LSI s’i shkon roli i viktimës në raport me PS, as ndarjet ‘’të malit e të të moçalit’’”. Sipas tij duhen ndryshime në qeveri dhe PS duhet të zgjedhë në krye Ramën.

Ja si e komenton PËllumbi  koalicionin PS-LSI dhe zhvillimet rreth tij për gazetën ‘’Panorama’’:

“Po, nuk duhen mbyllur sytë ndaj disa zhvillimeve të muajve të fundit brenda koalicionit PS-LSI. Kam mendimin  se ‘’krisjet’’ që përmendët ju në pyetjen tuaj janë thelluar pas zgjedhjeve vendore, e sidomos këto ditët e ‘’kiametit’’ pas ‘’çështjes politike-CEZ’’. Për asnjërën prej këtyre ky momenteve LSI-së nuk i shkon as roli i viktimës në raport me aleatin më të madh, PS-në, as deklarimet e tipit ‘’edhe të vetëm trim në luftë’’ dhe as ndarjet ‘’në të malit dhe të moçalet’’! Është e papranueshme të thuhet se LSI-ja u sulmuaka nga më ‘’të mëdhenjtë’’se u verbuaka sytë rritja e saj! Ndërkaq ka vend për të dialoguar brenda koalicionit, për të mos lejuar thellimin e kundërshtive, për të parë edhe disa aspekte e parime mbi të cilat ngrihen dhe funksionojnë koalicionet elektorale dhe qeverisëse.

Kam mendimin se koalicioni PS-LSI më tepër i përngjet një ‘’marrëveshje xhentëlmenësh’’ sesa një koalicioni të ngritur mbi parime, ide, programe e përgjegjësish të përbashkëta.

Aq më pak i përngjet ai një koalicioni vlerash, duke filluar nga baza e secilës prej tyre, për pasojë ndarjet ‘’Ne’’ të mirë, ‘’Ata’’ të këqij, veprojnë deri dhe brenda koalicioneve, sepse punohet pak ose aspak për kohezionin e tyre të brendshëm dhe ruajtjen e ekuilibrave politike që ekzistojnë në elektorat e në popull.

Jo pak ndikim negative mund të ketë sidomos mënyra piramidale e ndarjes së ‘’copave të pushtetit’’ që trajtohen si  ‘’copa partie-biznesi’’ për të vendosur ‘’njerëzit e vet’’ duke filluar nga titullari kryesor i ministrisë, te drejtorët dhe deri te më i thjeshti, bie fjala, deri te polici i burgjeve në  vartësi të Ministrisë Së Drejtësisë, apo të kontraktorëve e nënkontraktorëve, kur është fjala për Ministrinë e Ekonomisë apo ministri të tjera…Kështu krijohet një pushtet i mbyllur pyramidal, të cilin të gjithë pa përjashtim duhet të ‘’ndihmojnë’’ e të mbrojnë ‘’copën e pushtetit Parti’’!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mesazhi i Ramës për efektivin Gjeta: Dje i panjohur, sot emri yt i shkruar me gërma të arta
250 infermierë punësim në Gjermani, Rama: Kemi drejtësinë më të degjeneruar në Europë »
Article Logic
Execution time: 0.020102977752686
array(1) { ["section"]=> string(100) "servet-pellumbi-lsi-s-i-shkon-roli-i-viktimes-ne-raport-me-ps-as-ndarjet-te-malit-e-te-mocalit-22353" }