Sevilla e pathyeshme, për të tretin vit radhazi kampione e Europa League

Publikuar tek: sport, më 21:57 18-05-2016 Sevilla e pathyeshme, për të tretin vit radhazi kampione e Europa League

E pabesueshme Sevija: për të tretin vit rresht ka fituar Ligën e Europës dhe është kthyer në një klub “përbindësh”, që tashmë duket se e ka bërë monopol një ndër dy kompeticionet madhore për klube në kontinent.

Në fakt, këtë vit nuk ishte skuadra spanjolle favoritja, sepse Liverpuli i Jyrgen Klopit kishte shkëlqyer deri në finale, me disa ndeshje fantastike dhe përmbysje të mëdha.

Megjithatë, Klop ka një traditë të hidhur me finalet dhe “mallkimi” e ka goditur sërish.

Përfundoi 3-1 për Sevijan, një rezultat i pamenduar sidomos në pushim të ndeshjes. Liverpuli luajti 45 minuta fantastike, krijoi lojë e raste, por shënoi vetëm një herë me Starixh në minutën e 35-të, një gol shumë i bukur, që bëri të ëndërrojnë tifozët e “The Reds”.

Megjithatë, ëndrrat u kthyen në makth sapo nisi pjesa e dytë, sepse i tmerrshmi Gameiro shënoi sapo nisi pjesa e dytë (7 gola e dy asiste në 6 ndeshjet e fundit në Europa League për francezin).

Ishte goli që shembi “kështjellën” e Klopit, sepse në minutat 64 e 70 mesfushori Koke dha dy goditjet fatale, që e çuan sërish trofeun në Spanjë dhe sërish Sevijes i dalin në mënyrë perfekte llogaritë: trofe dhe kualifikim në Champions League.

(Sportal)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Humbja ndaj Skënderbeut, shpërbëhet Flamurtari
Michael van Praag deklaron kandidaturën për presidencën e UEFA-s »
Article Logic
Execution time: 0.004180908203125
array(1) { ["section"]=> string(77) "sevilla-e-pathyeshme-per-te-tretin-vit-radhazi-kampione-e-europa-league-40852" }