Sezoni i mallkuar i trajnerëve, MAGANI 'kërcënon' ekipin shqiptar

Publikuar tek: sport, më 21:15 21-09-2018 Sezoni i mallkuar i trajnerëve, MAGANI 'kërcënon' ekipin shqiptar

Ish-trajneri i Flamurtarit, Teutës dhe Tiranës Gugash Magani po mendon seriozisht dorëheqjen nga skuadra e Trepça ’89.

Pas barazimit me ekipin e Ballkanit në kampionatin e futbollit të Kosovës “Ipko Superliga”. Pas 6 javëve Trepça ’89 ka regjistruar vetëm 6 pikë dhe në këto kushte Magani ka humbur totalisht besimin te lojtarët e tij.

Sot në daljen pas sfidës për “Supersport” Magani deklaroi se po merrte parasysh dorëheqjen nga skuadra duke marrë përgjegjësitë për situatën.

“Ky është një rezultat i papranueshëm për ne. Kishim një lojtar më shumë në fushë dhe ata krijuan raste më shumë se ne. Mendoj se lamë 2 pikë që na largojnë nga objektivat. Nuk jam aspak i kënaqur pasi skuadra nuk u përgjigj në fushë. Kur ka diçka që nuk shkon, trajneri merr përgjegjësitë, do të flas me presidentin. Kam pasur besim te vetja, dhe kam ende, mirëpo vjen një moment që diçka nuk shkon më”, shprehet Magani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Sinan për Sinan’, SHAKOHOXHA ngatërron presidentin e FLAMURTARIT me këngëtarin e njohur
»
Article Logic
Execution time: 0.02332615852356
array(1) { ["section"]=> string(69) "sezoni-i-mallkuar-i-trajnereve-magani-kercenon-ekipin-shqiptar-135176" }