Sfida e Kalos për Ramën: Dikur më konsideroje profesionist, sot më kërkon testim

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:47 24-02-2015 Sfida e Kalos për Ramën: Dikur më konsideroje profesionist, sot më kërkon testim Edi Rama - Tritan Kalo

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka postuar sot në facebook një pjesë të intervistës së kryeministrit Edi Rama, dhënë për gazetën Koha Jonë më 6 shkurt 1997, ku ai vlerësonte Kalon dhe mjekët e tjerë për profesionalizmin e treguar në kushtet skandaloze të spitalit.

Kalo është sot një ndër mjekët që e ka kundërshtuar hapur dhe fort testimin e prezantuar nga ministria e Shëndetësisë. Ky testim ka mbështetjen e ministrit Ilir Beqja dhe kryeministrit Edi Rama, të cilët shprehen se nëpërmjet tij do të rritet kualiteti i shërbimit në spitalet e vendit.

Por me sa duket Rama i ka harruar fjlaët që ka thënë për Tritan Kalon 18 vite më parë. Vetë mjeku ia kthyer në kujtesë kryeministrit këtë pjesë nga intervista e tij në vitin 1997.

“I falënderoj përzemërsisht mjekët, veçanërisht njërin prej tyre, fqinjin tim të vjetër Tritan Kalo, përkujdesjen e përditshme të të cilit nuk gjej fjalë për ta çmuar. Përfitoj nga rasti të shpreh admirim e respekt të thellë për humanizmin dhe kurajën e madhe me të cilin këta profesionistë të zotë, që rasti i solli t’i njoh, nderojnë misionin e tyre fisnik, duke sfiduar gjithfarë sëmundjesh e plagësh njerëzore në kushte skandaloze të spitalit të kryeqytetit.” (Intifada Shqiptare” ose Revolta e Dëshpërimit. Intervistë me Edi Ramën, KOHA JONE datë 6 shkurt 1997).

Ky ka qenë postimi i Kalos në facebook, të cilin e ka shoqëruar me një foto të tijën me kryeministrin Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.070143938064575
array(1) { ["section"]=> string(83) "sfida-e-kalos-per-ramen-dikur-me-konsideroje-profesionist-sot-me-kerkon-testim-4355" }