Shёn Valentini nё ditёt e sotme dhe qasja e bizneseve ndaj festave popullore

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:12 12-02-2018 Shёn Valentini nё ditёt e sotme dhe qasja e bizneseve ndaj festave popullore 6 milionё persona presin apo marrin njё propozim martese ditёn e Shёn Valentinit nё SHBA

Shёn Valentini, festa qё e ka origjinёn nё tregime tё ndryshme sot festohet nё shumё vende tё botёs.

Bizneset, dyqanet e mёdha, qendrat komerciale janё pёrshtatur mё sё miri me valёn e dashurisё dhe para 14 Shkurtit pёrshtasin vitrinat me ide dhuratash dhe atmosferё frymёzuese pёr tё nxitur dhe ata qё akoma nuk dinё çfarё dhurate tё blejnё.

Me hyrjen e viteve tё demokracisё edhe shqiptarёt po festojnё masivisht Shёn Valentinin dhe kjo ditё ёshtё kthyer nё njё nga ato festa qё krijon fluks blerjesh e dhuratash pёr tё dashuruarit, por jo vetёm. Shpenzimet para dhe gjatё kёsaj dite kanё ardhur nё rritje nga viti nё vit.

Interesant ёshtё fakti qё nё kёtё festё janё meshkujt ata qё shpenzojnё gati dy herё mё shumё se femrat. Shpenzimet kryesore janё pёr produkte kozmetike, tё kujdesit personal, tё brendshme. Shitje tё mёdha shёnohen nё celularё, bizhuteri, lule, çokollata apo darka romantike. Grupmosha 25-34 vjeç janё konsumatorёt kryesorё tё kёsaj feste.

Joana Korimi, Drejtuesja e marketingut tё ACREM (kompania manaxhuese e qendrave tregtare TEG, QTU) pohon qё mosha mesatare e kёtyre konsumatorёve ka ardhur nё rritje vit pas viti.

Bizneset nё vendin tonё janё pёrshtatur gjithmonё e mё shumё duke i kushtuar vёmendje tё veçantё ditёve festive si kjo. Ditё tё tilla tematike janё njё rast shumё i mirё pёr tё gjeneruar shitje nga bizneset por edhe pёr organizime qё sjellin gjallёri nё komunitet. Znj. Korimi na informon qё eventet janё pjesё integrale e jetёs nё njё Qendёr Tregtare ku njerёzit kalojnё njё pjesё tё mirё tё kohёs dhe krijojnё njё lidhje afatgjatё dhe tё ngushtё me klientёt. Pёrtej kёsaj, vijon Korimi, nёpёrmejt eventeve Qendrat tona tregtare synojnё tё ofrojnё diçka ndryshe pёrtej tё pёrditshmes, me qёllim qё tё sjellim njё energji pozitive nё kryeqytet. Kёtё vit Shёn Valentini do tё sjellё nё TEG njё nga eventet mё tё veçanta e mё tё mёdha tё organizuara ndonjёherё nё vend. Plot 100 çifte tё dashuruarish pritet tё japin premtimin njёri-tjetrit, nё prani tё miqve dhe familjarёve, nё njё ceremoni tё organizuar si kurrё mё parё. Njё ambient i vёrtet dasme sjellё nga AMI Event mirёpret nё TEG edhe tё gjithё vizitorёt qё janё kurioz dhe duan tё bёhen pjesё e kurorёzimit tё 100 çifteve duke mbёshtetur finalizimin e dashurisё nё familje tё shёndetshme.

Qendrat tregtare operojnё nё njё industri gjithnjё e mё konkurruese. Kjo lidhet me numrin e lartё tё tyre, futjen e kanaleve alternative tё shitjes, si interneti, por edhe me ndryshimin e jetesёs sё konsumatorit. Pёrpos kёsaj dallimi midis blerjeve dhe argёtimit po bёhet gati i padukshёm, pasi pёr qendrat tregtare blerja shoqёrohet nё mёnyrё tё pandashme me aktivitete argёtuese tё kohёs sё lirё.
Kjo vjen nё njё kohё kur klientёt kanё gjithmonё e mё pak kohё tё lirё dhe kёrkojnё tё realizojnё sa mё shumё gjёra nё sa mё pak kohё.

Pёrpos eventit tё 14 Shkurtit Znj. Korimi flet edhe pёr organizimet nё vijim: nё qendrat tona do tё vijojmё tё fokusohemi tek eventet gjatё gjithё vitit. Evente qё lidhen me sezonalitetet dhe me interesin qё shfaq komuniteti. P.sh shumё shqiptarё jetojnё me futbollin nё zemёr, ndaj njё seri eventesh qё lidhen me futbollin, basketbollin do tё krijohen nё bashkёpunim me Federatat pёrkatёse. Evente tё tjera qё planifikohen janё Kampionati i Shahut, zbulimi i talenteve tё vegjёl, njё event mode qё ka pёr qёllim tё zhvendosё koleksionet e dyqaneve nё njё pasarelё, evente qё lidhen me librin dhe kulturёn e tё lexuarit etj.

ACREM ёshtё pjesё e Grupit Balfin, grupit mё tё madh dhe inovator tё investimeve nё vend dhe njё ndёr mё tё mёdhenjtё nё rajon, i cili ёshtё i mirёnjohur nё treg me markat e tij si QTU, Jumbo, Neptun, Spar Albania, markat fashion si Mango, Cortefiel, Okaidi, e shumё tё tjera.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Surpriza! Ish-aktori i “Portokalli” rikthehet në ekran me një show
Oriola Marashi heq dorë nga zhveshjet, shfaqet me tuta dhe...ujë e sapun »
Article Logic
Execution time: 0.021253824234009
array(1) { ["section"]=> string(82) "sh-n-valentini-n-dit-t-e-sotme-dhe-qasja-e-bizneseve-ndaj-festave-popullore-109975" }