SHABAN MURATI mbërrin në Hamburg, promovohet libri "Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës"

Publikuar tek: kulture-art, më 12:04 02-12-2018 SHABAN MURATI mbërrin në Hamburg, promovohet libri

Në kuadrin e festimeve me rastin e Festës mbarëkombëtare të Flamurit, Instituti i Edukimit, Trashegimise dhe Turizmit, IETT, dhe Klubi Kulturor "KF Kosova" i Hamburgut organizuan në qytetin e Hamburgut promovimin e librit të ambasadorit Shaban Murati "Kalvari diplomatik i shtetit të Kosoves". Në një sallë të tejmbushur me shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë në Hamburg dhe në rrethinat e tij, ceremonia mori ngjyra kuq e zi.

Fjalen e hapjes e mbajti z. Kushtrim Lulaj, përfaqësues i Klubit Kulturor "KF Kosova" i Hamburgut,   i cili theksoi rëndësinë e librit dhe falenderoi autorin për praninë e tij në mesin e shqiptarëve të Hamburgut.

Përfaqësuesi i Qendres Kulturore Shqiptare te Hamburgut, z.Ardian Hoxha, në recensën e tij foli për vlerat e librit të ri dhe për ndihmesën, që ai sjell në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe forcimin e atdhetarizmit në diasporë.

Prof.Dr.Ramiz Zekaj, drejtor i Institutit IETT, në recensën e vet, analizoi problematiken diplomatike dhe aktualitetin kombëtar të librit dhe theksoi kontributin diplomatik, akademik dhe kombëtar të ambasadorit Shaban Murati.

Ne fund autori i librit iu përgjigj pyetjeve të pjesëmarrësve për çështjet e shtruara në libër, si dhe për zhvillimet në Kosovë, Maqedoni dhe rajon, dhe shpërndau librin me autografët e tij.

Perurimi-Librit-Shaban-Murati.-.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kamioni përplaset me makinën, vdes një person, plagoset rëndë një tjetër
»
Article Logic
Execution time: 0.0040957927703857
array(1) { ["section"]=> string(96) "shaban-murati-mberrin-ne-hamburg-promovohet-libri-kalvari-diplomatik-i-shtetit-te-kosoves-143648" }