Shalsi, deputet dhe anëtar Asambleje në PS “masakrohet” nga socialistët

Publikuar tek: politike, më 17:47 18-07-2015 Shalsi, deputet dhe anëtar Asambleje në PS “masakrohet” nga socialistët

Eduard Shalsi, deputeti i Partisë Socialiste, njëkohësisht anëtar i Asamblesë  Kombëtare të PS është “masakruar” nga socialistët në rrjetin social  pas një statusi pikërisht për asamblenë.

“Shumë i kenaqur dhe i paduruar të shoh fillimin e punës për të realizuar një program modern kompiuterik, bazuar në inovacionet e teknologjinë së Informacionit, që jo thjesht do të ketë antarësine e PS por do të shërbejë mbi të gjitha si një platformë gjithpërfshirëse komunikuese dhe vlerësuese të punës së çdo anëtari të thjeshtë të partisë”, shkruan Shalsi por të menjëhershme kanë qenë reagimet e socialistëve të cilët kanë qenë mjaft skeptikë dhe kritikë ndaj fjalës së tij.

“ Z.Shalsi,shumë mirë që i  bëni këto antarësimet e reja, dhe për të vlërsuar punën e çdo antari të PS.Z Shalsi do të flase për PS në Br. që është kantandisur një Parti për 10 veta.për antarët. e PS as që do t’ja dijë njeri.Parti nuk ka fare . Në punë futen vetëm miqte e të korruptuarit Fadil. LSI po bën namin edhe ata pak veta që ishin në PS po ikin me LSI. se thonë se vetëm këta të fusin në punë, prandaj në zgjedhjet 2017 parti e parë do dali LSI..Z Shalsi punoni fort në Br sa nuk është vonë se do përfundojmë nga vendi I fundit! Largoni sa me shpejt fadilrat dhe te koruptuarit nga Ps Berat”, shkruan njëri prej socialistëve.

“ Po zoti Shalsi prap ata që ishin do komandojnë, neve na keni vetëm për vota 1 muaj brodhëm mbas jush, thamë se do ndryshonte na një gjë po prap ata kemi tani po bën dhe fëmijët e tyre drejtora nuk duan t'ja dinë për njeri ta them me besim të fortë prap ata do keni kryetar se ata din ti shesin votat per interesat e tyre të njëjtat gjëra do bëjnë dhe në bashkin Ura Vajgurore ata do vendosin stafin e bashkisë në letra ishin socialista në votime demokrat se kishin hall se s’fitonin dhe s’kishin punë ne do ta vuajm qe ju ndimuam jo ata dhe një gjë shikoni njerzit qe u votuan jo matrapazet pesionistet kemi kryetar partis rrin se kan hallin e femijve të tyre jo për ju”, i shkruan një tjetër socialist deputetit dhe anëtarit të Asamblesë të PS i cili deri më tani nuk ka kthyer asnjë përgjigje ndaj ketyre reagimeve.

Komentet e Socialistëve për Eduard Shalsin 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilltari “lë kokën” pas Metës: Lider i bekuar
Detyrim partie: Çdo i punësuar në shtet anëtar partie, 3 përqind të rrogës për PS »
Article Logic
Execution time: 0.47718715667725
array(1) { ["section"]=> string(74) "shalsi-deputet-dhe-anetar-asambleje-ne-ps-masakrohet-nga-socialistet-16501" }