Shalsi gabon sërish? Pas ‘’Ne s’do vjedhim kaq flagrante’’, lëshon batutën e radhës në ‘’Opinion’’ (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:40 22-09-2016

Është e njohur batuta e deputetit Eduard Shalsi kur Partia Socialiste erdhi në pushtet. Deputeti socialist në studion e ‘’Top Story’’ në ‘’Top Channel’’ deklaroi se ‘’Nuk do vjedhim në mënyrë kaq flagrante sa ç'kanë bërë këta’’, duke nënkuptuar se demokratët. Shpejt në opinionin publik shprehja u transformua, duke shtuar pjesën ‘’Do vjedhim më bukur’.

Po dje, Shalsi ka hedhur një batutë të re, në emisionin ‘’Opinion’’ në TV Klan, e cila vërtet që lë vend për komente. Ai tha se elita e zgjuar e kupton si tallet lidhur me importin e plehrave.

“Në radhë të parë, më kërkuat, pavarësisht se unë kisha kërkuar të ndalohet importi i mbetjeve për qëllim asgjesimi, më kërkuan nga kolegë të mi, njerëz me shumë integritet dhe këtu duhet të ndahem me parafolësit, unë nuk i drejtohem asaj elite të zgjuar që e kupton se si tallet, unë i drejtohem popullit dhe është ai që më gjykon”, tha Shalsi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022293090820312
array(1) { ["section"]=> string(100) "shalsi-gabon-serish-pas-ne-s-do-vjedhim-kaq-flagrante-leshon-batuten-e-radhes-ne-opinion-video-53712" }