Shamku e shqetësuar pas deklaratave fyese të gazetarit: A jeni në vete? Si shpërndani neverinë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:19 31-01-2016 Shamku e shqetësuar pas deklaratave fyese të gazetarit: A jeni në vete? Si shpërndani neverinë Ledi Shamku, deputete e PS

Në emisionin e së premtes gazetari Arian Çani ka shpërthyer në gjyhë fyese ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Menjëherë lajmi zuri hapësirë në portalet online dhe u shpërnda masivisht. Më shumë sesa deklaratat e Çanit, deputeten socialiste Ledi Shamku e kanë shqetësuar “përgjegjësit”, numri i madh i shpërndarjeve të asaj që deputetja e cilëson si “logorre”. “Ore a jeni në vete?! A nuk e mendoni se kështu keni zgjedhur të njëjtën kartvizitë etiko-kulturore edhe ju?” pyet deputetja socialiste.

 “Të them të vërtetën, logorreja banale e një spikeri televiziv të pak ditëve më parë më shqetëson deri në një farë mase. Tek e fundit, secili nga ne e zgjedh vetë kartvizitën etiko-kulturore që shpërndan. E kështu ka syresh që zgjedhin logorrenë si kartvizitë. Zgjedhja e tyre! Skandali është përgjegjësi e autorit.

Të them të vërtetën ajo që më shqetëson, madje më ngjeth, është numri i madh i "share" që i bëhet linkut të kësaj logorreje. Madje e bëjnë "share" më shumë ata që e neverisin se ata që janë dakord. Zgjedhin të kallxojnë neverinë duke bërë "share" vetë neverinë!

Ore a jeni në vete?!

A nuk e mendoni se kështu keni zgjedhur të njëjtën kartvizitë etiko-kulturore edhe ju? Dhe a nuk e mendoni se padashje po dëmtoni rëndë edhe shoqërinë, se po e mësoni me skandalin, thjesht duke ia stërparaqitur si skandal?! Dhe me kujtohet thënia e një individi krejt eksentrik si poeti Charles Baudelaire: Skandali i vërtetë për një shoqëri është kur asgjë nuk përbën më skandal!

Ndaleni pra dorën dhe hovin, dhe mos na shtyni drejt nivelit të skandalit të vërtetë! Vlen me qenë dritë, jo pasqyrë e hijes!

Të dielë të mbarë! “ shkruan Shamku në reagimin e saj të disa minutave më parë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.20226216316223
array(1) { ["section"]=> string(98) "shamku-e-shqetesuar-pas-deklaratave-fyese-te-gazetarit-a-jeni-ne-vete-si-shperndani-neverine-31400" }