Shamku “masakron” Vokshin: “Shitja e vogël e Shkrepseve” nuk është e Ibsenit, e ke bërë në 8-vjeçare

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:46 19-02-2015 Shamku “masakron” Vokshin: “Shitja e vogël e Shkrepseve” nuk është e Ibsenit, e ke bërë në 8-vjeçare Faksimile e profilit ne facebook te deputetes Ledi Shamku

Në orët e zgjatura të seancës së sotme parlamentare askush nuk e ka pasur mendjen te batutat. Gazetarët u morën më shumë me deklaratat e Berishës, Patozit, Braçes, Ballës…Por Ledi Shamkut nuk i shpëtojnë gafat e kuvendit, dhe ja…tek zonja deputete ka kapur një.

Ka dëgjuar fjalimin e deputetes së PD Albana Vokshi. E cila paska përmendur përrallën “Shitësja e vogël e shkrepseve” me autor Ibsenin!!!! Kur në fakt është Hans Kristian Andersen. Dhe kaq i është dashur Ledi Shamkut, ti dedikojë koleges Vokshi këtë status në facebook. “Live nga Kuvendi: Albana Vokshi thotë se “Shitësja e vogël e shkrepseve” ka për autor Ibsenin…() Me siguri duhet të ketë ndonjë inat personal me Andersenin…Ose e ngatërron me “Shtëpi Kukulle” – kjo e fundit është e Ibsenit. Pas kësaj shpalosjeje “dijesh” nuk mbërrij dot më t’ia shquaj fjalët dhe rrekem të kujtoj: në fillore apo në tetëvjeçare e kemi pasur mësim dite Andersenin?” ironizon në statusin e vet në facebook, deputetja Ledi Shamku.

E në fakt, në orët e gjata të debatit parlamentar, mund të ketë shumë gafa të tilla. Vetëm ndonjë deputet i vëmendshëm, mund ti mbajë shënim.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023863077163696
array(1) { ["section"]=> string(99) "shamku-masakron-vokshin-shitja-e-vogel-e-shkrepseve-nuk-eshte-e-ibsenit-e-ke-bere-ne-8-vjecare-3878" }