Shamku për “Mamicën” e Kosovës: Doktor,do vij të të them faleminderit, e kam njimend. Kam qesh sa u shplodha

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:07 04-06-2015 Shamku për “Mamicën” e Kosovës: Doktor,do vij të të them faleminderit, e kam njimend. Kam qesh sa u shplodha

Deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku ka ironizuar me një batutë të kandidatit të PD-së Halim Kosova gjatë fushatës së tij në Petrelë ku tha se nuk e dinte që kishte një përrua që quhej “Përroi i Mamicës”.

Duket se kjo batutë e ka bërë të qeshë e të çlodhet, Shamkun, e cila shprehet se pas fushatës, kur Kosova ti kthehet profesionit të tij, do ta falënderojë pasi e ka bërë përditë të qeshë. Ja çfarë shkruan Shamku:

“Doktor Halimi, dëgjo: Mbas 21 Qershorit, kur edhe ti të jesh qetësuar e t'i jesh kthyer profesionit tënd, do vij të të them falemnderit. E kam njimend këtë! Me kë bërë të qesh gati përditë në ditë të lodhshme siç janë ditët e fushatës.

Ishe në Petrelë, që thua ti, dhe mesa duket të kishin thënë që duhet të premtojë rehabilitimin e përroit të Mamicës. Dhe ti the: "Mamicën e dija këngë, më doli përrua!".

Rrofsh doktor se kam qesh sa u shplodha! Sigurisht, po të kishe qenë nja dy a tri herë në Petrelë (para kësaj fushatës tënde kuptohet), zor se do e këpusje këtë batutë, se do kishe dëgjuar vendasit e Petrelës që kallxojnë të gjithë gojëdhena me Mamica Kastriotin, motrën e Gjergjit tonë, doktor, më kupton besoj. Ata rrefejnë sot e gjithë ditën gojëdhena sesi, mbas vdekjes së Heroit Kombëtar, ajo u mbyll përzishëm në Kala aty nalt, dhe nuk doli më por veç vajtonte për fatin e Arbënisë së pushtuar. I kallxojnë ende o doktor këto gojëdhëna vendasit (thjesht duhet t'i dëgjosh me dashuri dhe sidomos jo në kohë fushate). Ndaj edhe përroi quhet Përroi i Mamicës.

Jam e bindur që po ta dije se për kë bëhet fjalë, zor se do përqasje Mamicën e kolme të kënges me Mamica Kastriotin, jooo!

Dhe tani një pyetje që më vjen ashtu vetiu për ty, doktor:

Mamicën e dije këngë..., po Babicën çfarë e di?” shkruan Shamku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029823064804077
array(1) { ["section"]=> string(109) "shamku-per-mamicen-e-kosoves-doktor-do-vij-te-te-them-faleminderit-e-kam-njimend-kam-qesh-sa-u-shplodha-12682" }