Shano i PD-së: Fatos Nano, njeriu i duhur për socialistët

Publikuar tek: politike, më 18:42 18-01-2015 Shano i PD-së: Fatos Nano, njeriu i duhur për socialistët

Shano nuk ka kursyer lëvdatat për mikun e tij siç ai e konsideron, duke e cilësuar atë si një njeri që delegonte qeverisje gjë që nuk është bërë nga asnjë kryeministër tjetër në vend

Dritan Shano, ish-këshilltari i Fatos Nanos gjatë kohës që ky i fundit mbante postin e kryeministrit, tashmë pjesë e rëndësishme e PD-së ka deklaruar gjatë emisionit “Jamais Vu” të gazetarit Mustafa Nano, se njeriu i duhur për socialistët është pikërisht ish-kryeministri Nano. Shano nuk ka kursyer lëvdatat për mikun e tij siç ai e konsideron, duke e cilësuar atë si një njeri që delegonte qeverisje gjë që nuk është bërë nga asnjë kryeministër tjetër në vend.  Sipas Shanos, Fatos Nano i duhet socialistëve një orë e më parë.

“Partia Socialiste, pas ikjes së Fatos Nanos është tkurrur duke marrë pamjen e Partisë së Punës e cila qeveriset nga 4-5 veta, ndërsa të tjerët janë figurantë. Mendoj se Fatos Nano po jeton qetësisht të qënit larg nga politika sepse po të donte të rikthehej do të gjente forca për ta bërë një gjë të tillë. Nano i duhet socialistëve një orë e më parë. Episodi i Ramës në krye të PS duhet të jetë sa më i shkurtër”, është shprehur Shano.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputeti demokrat Zeneli: Prokuroria të vazhdojë hetimin për trafikantët e kokainës
Lëvizja ‘’Mjaft’’: Qeveria Rama, nga 25 premtime ka mbajtur vetëm 6 »
Article Logic
Execution time: 0.020904064178467
array(1) { ["section"]=> string(59) "shano-i-pd-se-fatos-nano-njeriu-i-duhur-per-socialistet-884" }