Shaqiri: A do luaj për Kosovën? Nuk i dihet të ardhmes

Publikuar tek: sport, më 18:28 02-04-2015 Shaqiri: A do luaj për Kosovën? Nuk i dihet të ardhmes

Futbollisti me origjinë shqiptare i përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri refuzon ende që të deklarohet nëse do të luaj për përfaqësuesen e Kosovës, kur kjo e fundit të anëtarësohet në UEFA.

Gjatë një interviste për gjigandin CNN, lojtari i Interit është pyetur se si do të ndihej nëse do hiqte fanellën e Zvicrës për të veshur atë të Kosovës, por e ka shmangur atë me diplomaci duke u shprehur se “të ardhmes nuk i dihet”.

“E dua Kosovën, por për momentin ata nuk mund të luajn, kështu që për mua është vetëm Zvicra. Jam i lumtur që i jap Zvicrës atë që ky vend më ka dhënë mua dhe familjes time, por në të ardhmen nuk e di se çfarë do të ndodh”, ka deklaruar Shaqiri për televizionin amerikan.

Kosova pret që vitin e ardhshëm të njihet nga UEFA dhe FIFA, për t’iu dhënë më pas mundësia të marr pjesë në kompeticionet ndërkombëtare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FSHF ndan 100 mijë euro shpërblim për fitoren ndaj Armenisë
Bundesliga gjermane, Granit Xhaka ndër shqiptarët më të paguar, 2.5 milionë euro në sezon »
Article Logic
Execution time: 0.022991180419922
array(1) { ["section"]=> string(57) "shaqiri-a-do-luaj-per-kosoven-nuk-i-dihet-te-ardhmes-7668" }