Shaqiri dhe Kovaçiç foto me “shqiponjën”

Publikuar tek: sport, më 20:36 09-02-2015 Shaqiri dhe Kovaçiç foto me “shqiponjën”

Tashmë është bërë e zakontë që lojtarët me origjinë shqiptare që luajnë në klubet e mëdha europiane të festojnë golat e tyre apo të shfaqen në foto duke formuar me duar shqiponjën.

Por nuk ndodh shpesh që të shohim lojtarë të kombësive të ndryshme të bëjnë të njëjtin veprim, siç është edhe rasti i kroatit Mateo Kovaçiç.

Mesfushori i Interit  është shfaqur në një foto së bashku me lojtatin e Zvicrës me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri dhe një fans të tyre duke formuar me duar shqiponjën, veprim i cila prej kohësh është kthyer në simbol të shqiptarëve.

Veprimi i Kovaçiçit është pritur mjaft mirë nga tifozët shqiptarë dhe sidomos ata të Interit në Shqipëri dhe Kosovë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mediat spanjolle: Gareth Bale, një katastrofë
Moggi: Futbolli shqiptar, në rrugën e duhur »
Article Logic
Execution time: 0.18632078170776
array(1) { ["section"]=> string(43) "shaqiri-dhe-kovacic-foto-me-shqiponjen-2878" }