Shaqiri i dhuron barazimin Zvicrës. Ndeshja me Poloninë kalon në kohën shtesë

Publikuar tek: sport, më 16:02 25-06-2016 Shaqiri i dhuron barazimin Zvicrës. Ndeshja me Poloninë kalon në kohën shtesë

Një shqiptar barazon Poloninë për ta çuar ndeshjen në shtesë.

Zvicra dhe Poloninë kanë zbritur në fushë sot për ndeshjen e tyre më eleminim direkt. Në fund të 90 minutave të lojës njëra nga skuadrat do të kthehet në shtëpi. Të dyja skuadrat do të kërkojnë të shënojnë në mënyrë që të mos lënë gjithçka në minutat e fundit. Minutat e para të sfidës kanë treguar një epërsi të lehtë për skuadrën polake.

Në minutën e ’39 skuadra e Polonisë arrin të kalojë në avantazh me gol të Błaszczykoëski. Asistin për golin e shënuar e ka dhënë Grosicki.

Edhe pse zotërimi i topit për pjesën e parë është më  i lartë nga skuadra e Zvicrës me 58 %, Polonia ka qenë më e qartë në aksionet e saj sulmuese. Edhe goditjet drejt portës kanë qenë më tëe shumta nga ana e zvicerianëve që kanë gjuajtur gjithsej 24 herë, përkundrejt 17 që kanë gjuajtur polakët.

Në minutën e ’82 të ndeshjes Xherdan Shaqiri arrin të barazojë shifrat. Shaqiri shënoi një nga golat më të bukur të këtij Europiani.Pjesa e dytë e ndeshjes po tregon një Zvicër këmbëngulëse, duke dominuar tërësisht lojën. Por pavarësisht rasteve të shumta që prodhoi pjesa e dytë ndeshja do të ketë dhe 30 minuta shtesë për të shpallur fituesin e sotëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sadiku dhe Balaj kapen mat me femra në festën e Kombëtares
Kualifikohet Polonia, Granit Xhaka çon në shtëpi Zvicrën pasi humbi penalltinë »
Article Logic
Execution time: 0.023345947265625
array(1) { ["section"]=> string(82) "shaqiri-i-dhuron-barazimin-zvicres-ndeshja-me-polonine-kalon-ne-kohen-shtese-44581" }