Shaqiri nuk i shpëton sërish pankinës, një rezervë luksi edhe te Inter

Publikuar tek: sport, më 12:10 18-01-2015 Shaqiri nuk i shpëton sërish pankinës, një rezervë luksi edhe te Inter

U largua nga Bayern sepse nuk ishte i lumtur me minutat e pakta në këmbët e tij, të rezervuara nga trajneri Pep Guardiola, porn ë pritje të konfirmimeve në fushë, as aventura te Inter nuk ka nisur si duhet për Xherdan Shaqirin. Mesfushori që mbron ngjyrat e kombëtares së Zvicrës e ka nisur nga stoli ndeshjen që zikaltërit zhvilluan kundër Empolit, një 90 minutësh i mbyllur 0-0.

Trajneri Mancini e ka aktivizuar Xherdanin vetëm kur nuk kishte më shpresa se rezultati mund të ndryshonte, por futbollisti që në këpucë mban flamujt e Kosovës dhe Zvicrës, nuk ka arritur të ketë impakt.

Në vend të Shaqirit që luajti vetëm 20 minuta, shkëlqeu një tjetër emër i njohur për sportin shqiptar, mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj. Ky i fundit u bë një digë e pakalueshme për futbollistët e Interit, duke u vlerësuar me nota pozitive nga mediat italiane. Hysaj fitoi disa duele të rëndësishme me Palacio, Hernanes dhe Icardi, dhe kontribuoi në pikën e fituar në impiantin “Castellani”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gugash Magani: Besoj shume tek Tirana, pres një tjetër blerje
Skuadra e Partizanit, ka prezantuar së fundmi edhe uniformën e re »
Article Logic
Execution time: 0.0040459632873535
array(1) { ["section"]=> string(73) "shaqiri-nuk-i-shpeton-serish-pankines-nje-rezerve-luksi-edhe-te-inter-807" }