Shaqiri prezantohet si shqiptar tek Interi

Publikuar tek: sport, më 13:47 17-01-2015 Shaqiri prezantohet si shqiptar tek Interi

Xherdani Shaqiri u prezantua sot tek ekipi tij i ri, Interi. Ai u transferua me formulën “huazim me të drejtë blerje” nga gjermanet e Bajern Mynihut. Gjatë konferencës për shtyp që mbajti, Shaqiri ka deklaruar:“Interi ka shumë tifoza nga Shqipëria, por edhe nga e gjithë bota. Unë jam i lindur në Kosovë. Një vend që i përket Shqipërisë por luaj për Kombëtaren e Zvicrës”.

Duke tërhequr vëmendjen me deklaratën e tij, marrë parasysh debatet e shumta që ka hapur fakti që ai nuk luan për kombëtaren shqiptare por për atë helvetike.

 

Gjatë merkatos u përfol shumë për kalimin e tij tek Juventusi, Liverpuli dhe Arsenali. Por Shaqiri theksoi se pavarësisht ofertave të tjera, zgjodhi Interin pasi besonte tek projekti i teknikut Roberto Mancini. “Kisha edhe oferta të tjera, por dëshira ime ishte vetëm Interi dhe jam i lumtur që zgjodha këtë ekip. Trajneri më ka prezantuar projektin, fjalët e tij më kanë bindur dhe tani dua t’i ndihmoj klubit që të arrij në nivele të larta. Pavarësisht ofertave, e kam dashur gjithmonë Interin”.
Debutimi i tij, pritet këtë fundjavë në ndeshjen Empoli-Inter. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Andi Lila i pafat. Dëmtohet në ndeshjen debutuese me Parmën
Partizani është një ‘makinë lufte’, 27 gola në 5 ndeshje miqësore »
Article Logic
Execution time: 0.022991180419922
array(1) { ["section"]=> string(46) "shaqiri-prezantohet-si-shqiptar-tek-interi-788" }