SHATORI ERDHI... KOHA e RREGULLAVE! Blerina na e jep të gatshme ‘FORMULËN’ për shëndet të plotë

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 10:36 15-09-2018 SHATORI ERDHI... KOHA e RREGULLAVE! Blerina na e jep të gatshme ‘FORMULËN’ për shëndet të plotë Blerina e Florescenter

BLOGU I BLERINËS në NEWSBOMB

Këtë shtator do të shkoj në palestër. Këtë shtator do të filloj të ushqehem shëndetshëm, në shtator stili im i jetësës do të ndryshojë!!!! Eh! Sa shtatore i kanë dëgjuar këto fraza, e sa shtatore kanë kaluar duke u zhgënjyer.

Premtimet nuk përmbushen thuajse kurrë.  Ky muaj është konsideruar përsa i përket nivelit fizik, shumë më i rëndësishëm sesa muaji janar, muaj në cilën të gjithë jemi të vetëdijshëm se kryejmë vetëm llogaritë me “investimin” vjetor që kemi bërë. 

Ndryshimi! Sa shumë e vështirë është që të ndryshosh zakonet dhe të dalesh nga zona e konfortit dhe rehatisë. Edhe pse përpjekjet nuk mungojnë nga ana jonë, përsëri ne heqim dorë duke besuar se peshorja nuk do të jetë në anën tonë. Por, bashkë me braktisjen e objektivit kemi fituar edhe zhgënjimin dhe kemi humbur motivin. I rikthehemi pa nisur mirë shtatori, divanit tonë të preferuar, kënaqësisë së ushqyerjes pa kufinj dhe zakoneve të tjera si këto me të cilat përkëdhelim veten. Kështu që le të flasim sot sesi mund të vëmë në praktikë ndonjë nga idetë e shtatorit në favor të trupit tonë dhe pamjes së tij.     

Objektivat e qarta!           

Përpara se të arrijmë tek objektivat, duhet të mesojmë që herë pas here ta falim veten tonë. Që do të thotë nesë ka ndonje ditë qe nuk ia dalim të ruajmë regjimin e duhur ushqimor, apo braktisim aktivitet që kemi zgjedhur, mendimi që duhet të na rrotullohet në mendje duhet të jetë , “si do ta kompesojmë në ditët në vijim këtë shkelje të vogël” dhe jo “po i lë të gjitha se nuk kam mundësi ti bëj” apo “ është e pamundur të ndryshoj stilin e të jetuarit dhe ta ngrënit”. Këto fjali klishe janë të dëmshme dhe na bëjnë ta rishikojmë vendimin shtatorin e ardhshëm.  Kurse nëse jemi të vendosur të merremi vërtet me vetveten këtë shtator duhet të dijmë edhe të qartësojmë objektivisht mundësitë tona.  Nëse kemi 10 kg për te humbur duhet ta dini që nisje se ato do tju marin më shumë se 2-3 muaj kohë. Ose nëse do të nisim të vrapojmë, është e kuptueshme që nuk mund të vrapojmë që javët e para nga 2 orë në ditë. Mësoni ti jepni vetës suaj kohë, dhë të kuptoni se duke “punuar” ngadalë keni punuar saktë. Pra nëse nuk pijmë asnjë gram ujë duhet ta qartësojmë veten se sasia maksimale do të arrihet nga 15 shtatori në 15 tetor duke shtuar cdo dite nga 200-300 gramë ujë më shumë se ditët më parë. Pra pak a shumë të jemi të qartë kur vendosim objektiva dhe ti realizojmë ato duke përfituar kohë. Sepse nuk ka rezultate të shpejta në kohë të shkurtra.    

Tabela e rregullave!                              

Kur themi “tabela e rregullave” e kemi fjalën për rregulla që duhet t’i vendosim vetë, jo ti marim te gatshme nga revistat apo eksperiencat e shoqeve sepse as e para as e dyta nuk e njeh trupin tonë dhe dëshirën tonë të vërtetë për ndryshim. Tek rregullat e ditës do të mësoni të bëni edhe përjashtime. Përshembull; nëse ju pëlqen shumë te hani dicka që nuk është e shëndetshme, nuk ka vlerat e duhura ushqyese dhe mbi të gjitha nuk bën pjesë në listën e ushqimeve që do tju ndryshojnë peshën, atherë lejojano vetes konsumimin e saj. Por në sasi shumë të vogla sa për të shuar nepsin. Ose nëse deri më sot nuk e shikoni asnjëherë trupin tuaj përpara pasqyrës por visheni shpejt e shpejt pa hedhur sytë drejt saj, ju duhet ta ndryshoni këte rregull. Sa më shumë ta njihni trupin tuaj para pasqyrës aq më shume ai do tju ndihmojë që të mbani “gjallë” objektivat e vjeshtës. Sepse do të bëheni çdo herë e më shumë realist për nevojat qe keni si dhe kur të kenë filluar ndryshimet e para pikërisht përballja me pasqyrën do tju stimulojë pozitivitet.  Një ndër rregullat më të arta që nuk mungon në asnjë këshillë profesionistësh është konsumimi i ujit. Sa herë që do ta ndjeni lëkurën tuaj pa dritë, pa shkëlqim dhe trupin pa energji pini ujë.

Mësoni të pini për çdo orë një gotë ujë dhe të keni gjithmonë me vetë një shishe uji me vete. Këto dhe shumë të tjera do tju mësojnë një ndër mësimet më të rëndësishme që ka vlera në çdo shtator;  për trupin nuk është kurrë vonë dhe mbi të gjitha duke e njohur sa më mirë atë aq më shumë jemi gati për ndryshime. Këto janë disa nga këshillat tona te shtatorit, por nëse keni nevoja dhe pyetje të tjera na gjeni gjithmonë në qendren “Florescenter “.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pushimet ju bënë të dilnit nga vetja dhe shtuat peshë? Blerina tregon sekretet: Si mund t’i HIQNI kilogramët e tepërt fare thjeshtë
»
Article Logic
Execution time: 0.020080804824829
array(1) { ["section"]=> string(96) "shatori-erdhi-koha-e-rregullave-blerina-na-e-jep-te-gatshme-formulen-per-shendet-te-plote-134388" }