SHBA dhe BE dënojnë dhunën: PD të organizojë protesta paqësore dhe dialog konstruktiv

Publikuar tek: politike, më 20:15 08-12-2015 SHBA dhe BE dënojnë dhunën: PD të organizojë protesta paqësore dhe dialog konstruktiv Ambasadori Donald Lu dhe Ambasadorja Romana Vlahutin

Ambasada e SHBA-së ne vendin tonë me anë të një deklarate ka dënuar dhunën e përdorur në protestën e sotme, të organizuar nga Partia Demokratike.

Në deklaratën e Ambasadës thuhet se “e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar paqësisht është simboli i një shoqërie të lirë dhe të shëndetshme” por “hedhja e gurëve, vënia flakë strukturave dhe dëmtimi i pronës publike nuk përputhet me vlerat demokratike.”

Ambasada i ka bërë thirrje PD-së që të dënojë aktet e dhunës dhe të sigurohet që protestat në të ardhmen të jenë paqësore dhe konstruktive.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon dhunën e ndodhur gjatë protestës së sotme në Tiranë. E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar paqësisht është simboli i një shoqërie të lirë dhe të shëndetshme. Sidoqoftë, akte të tilla si hedhja e gurëve, vënia flakë strukturave dhe dëmtimi i pronës publike nuk përputhet me vlerat demokratike. I bëjmë thirrje Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të gjitha partive të tjera t’i hedhin poshtë këto akte dhe të marrin të gjitha hapat e nevojshëm për t’u siguruar që në të ardhmen protestat të mbeten paqësore dhe konstruktive”, thuhet në deklaratë.

Zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar gjithashtu pas protestës së organizuar nga PD. BE ka qenë në një linjë me qëndrimin e mbajtur nga Ambasada e SHBA ditën e sotme, duke dënuar dhunën dhe i ka kërkuar opozitës që të anagazhohet për dialog politik konstruktiv.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ndoqi nga afër tubimin e organizuar nga partitë opozitare sot në Tiranë. E drejta e qytetarëve për të shprehur shqetësimet dhe pakënaqësinë përmes protestës paqësore është një tipar thelbësor i demokracisë moderne evropiane dhe si e tillë duhet ruajtur. U raportua një numër aktesh dhune dhe vandalizmi. Kthimi te dhuna është i papranueshëm. Shqipëria përballet me një agjendë të vështirë reformash në lidhje me procesin e integrimit të saj evropian. Ne u bëjmë thirrje gjithë partive dhe nëpunësve publikë, përfshirë veçanërisht opozitën, që ta dënojnë dhunën dhe të angazhohen në një dialog politik konstruktiv”, thuhet në reagimin e Delegacionit të BE-së. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bumçi: Jemi të hapur për koalicion me partitë e tjera, kërkojmë qeveri teknike
Nis riparimi i Kryeministrisë, Veliaj: Respekt për protestat, jo për vandalët »
Article Logic
Execution time: 0.02169394493103
array(1) { ["section"]=> string(90) "shba-dhe-be-denojne-dhunen-pd-te-organizoje-protesta-paqesore-dhe-dialog-konstruktiv-27268" }