SHBA e ashpër me Qeverinë shqiptare: E ndikuar nga kriminelët, eleminoini ata

Publikuar tek: politike, më 17:11 17-09-2015 SHBA e ashpër me Qeverinë shqiptare: E ndikuar nga kriminelët, eleminoini ata

“Eliminimi i korrupsionit dhe heqja e ndikimeve kriminale mbi qeverinë, është thelbësore për zhvillimin e qeverisjes së mirë dhe të institucioneve demokratike të Shqipërisë”. Kjo është deklarata e bërë nga Misioni i SHBA-së në OSBE, pas analizimit të raportit për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

SHBA shikon ndërmarrjen e reformave kushtetuese dhe legjislative si mënyrën e vetme për të penguar përfshirjen e personave me të kaluar kriminale.

U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që të insistojnë që partitë e tyre politike të ofrojnë kandidatët me reputacion të cilët dëshirojnë ta çojnë vendin përpara. Eliminimi i korrupsionit dhe heqja e ndikimeve kriminale mbi qeverinë, është thelbësore për zhvillimin e qeverisjes së mirë dhe të institucioneve demokratike të Shqipërisë. Mënyra më efektive për të siguruar këtë është që Shqipëria të bëjë reforma sistematike kushtetuese dhe legjislative që pengojnë kandidatët të cilët janë subjekt i ndikimit penal ose me qëllim kriminal që të vendosen në fletën e votimit”, thuhet në reagim.

Më tej Misioni amerikan shton: “Shtetet e Bashkuara inkurajojnë qeverinë dhe parlamentin për të mbështetur angazhimin e tyre për të bërë reformën gjyqësore një prioritet i lartë, me veprime jo vetëm me fjalë. Ne duam të theksojmë rëndësinë e përfshirjes së opozitës politike në këtë proces. Reformat duhet të ndiqet në një frymë të përkushtimit shumë-partiak, ndërsa në të njëjtën kohë është me rëndësi që asnjë parti të mos bllokojë rrugën përpara. Ne përgëzojmë punën e Prezencës së OSBE-së për të nxitur konsultim të gjerë dhe angazhimin qytetar në reformën gjyqësore, duke përfshirë ngjarjet rajonale në terren dhe pjesëmarrjen aktive në grupet parlamentare të punës. Më e rëndësishmja, Prezenca e OSBE të jetë gjithashtu e përfshirë ngushtë në zhvillimin e proceseve gjyqësore transparente në përputhje me angazhimet e OSBE-së. Shtetet e Bashkuara ndjejnë fuqimisht se shqiptarët e te gjitha partive dhe interesave duhet te trajtojnë sfidën e reformës gjyqësore përpara se vendi te mund të ndërmarrë hapin e ardhshëm demokratik përpara.”- thuhet në deklaratën e SHBA-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qytetari i dërgon Berishës fotot me satelit: Parcelat me hashash ruhen nga Artan Bushi
Samiti kundër ekstremizmit, Rama në SHBA me ftesë të Obamës »
Article Logic
Execution time: 0.018818855285645
array(1) { ["section"]=> string(81) "shba-e-ashper-me-qeverine-shqiptare-e-ndikuar-nga-kriminelet-eleminoini-ata-21033" }